Europë/ Rritje e rasteve me Covid-19, por më pak vdekje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Europë, ku rastet me koronavirus vijojnë të rriten ndjeshëm edhe pse niveli vdekjeve mbetet ende larg periudhës së marsit dhe prillit.

Situata në Francë është më alarmantja, ndërsa 15 mijë e 600 raste të reja u konfirmuan gjatë fundjavës.Rritja e rasteve është ndjerë edhe nëpër spitale, me disa rajone që raportojnë se terapitë intensive janë drejt ezaurimit.

Megjithatë numri i pacientëve në këto reparte, 473 deri të mërkurën, mbeten shumë më i ulët se sa në pikun e pandemisë pak muaj më parë.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran paralajmëroi se pacientët që do të kenë nevojë për kujdes intensive gjatë dy javëve të ardhshme do të rriten.

“Nuk do të jetë rritje masive por rastet e rënda do të shtohen.  Megjithatë ne nuk mbështesim një tjetër izolim të vendit. Izolimi ishte si një kapak ne tenxheren e tejmbushur të gatimit”, tha Veran.

7 departamente të tjera franceze që përfshijnë qytetet e mëdha si Lille apo Strasburg, janë klasifikuar si zona të kuqe, duke çuar në 28 totalin e zonave me rrezik të lartë ku mund të fuqizojnë masat për frenimin e pandemisë.

Rritje të rasteve po përjeton edhe Mbretëria e Bashkuara, ku në 24 orët e fundi u regjistruan gati 3 mijë të tilla. Por megjithatë, numri i të vdekurve nga koronavirusi u ul në dy, vlera më e ulët që prej fillimit të pandemisë.

Autoritetet thonë se shumica e të infektuarve të rinj janë mosha nga 17 deri në 21 vjec, të cilët po përhapin sëmundjen përmes pjesëmarrjes në festa e aktivitete. Ndërkaq, një shkollë na Angli mbylli dyert pasi 5 pjesëtarë të stafit rezultuan pozitivë me Covid-19. Ru.do/ Fjala.al

Të fundit

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të...

Rrezik për sulme ndaj kabllove nënujore të internetit, të mbështetura nga Rusia dhe Kina

Rreziku për sulme të mbështetura nga Rusia dhe Kina ndaj kabllove nënujore që mbajnë trafikun global të internetit pritet të rritet, paralajmëron një raport...

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën!

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik, por nuk e miraton vendimin...

Lajme të tjera

Web TV