Pas Drenovës, “infektohet” edhe burgu i Fushë-Krujës, 4 të burgosur me Covid

Duket se koronavirusi ka hyrë ‘këmbëkryq’ nëpër burgjet në vend, pasi pas 8 rasteve në Drenovë raportohet për 4 të infektuar të tjerë në atë Fushë Krujës.

“Fjala.al mëson se katër të dënuar kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Ndërsa, dy prej tyre janë të shtruar në spitalin e burgut pasi gjendja shëndetësore e tyre ka qenë më e rëndë.

Më herët u raportua se tetë të dënuar janë konfirmuar edhe në burgun e Drenovës, në Korçë, të cilët gjatë orëve të mesnatës janë nisur drejt spitalit të burgut, në kryeqytetet, pasi gjashtë prej tyre kanë qenë në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet se ku e kanë marrë virusin. Nga ana tjetër janë duke u mbajtur të karantinuar në dhomat e tyre edhe të burgosurit e të njëjtit sektor.

Sipas burimeve bëhet fjalë për sektorin e sigurisë së lartë brenda institucionit të vuajtjes se dënimit./Bl.Ba/Fjala.al