Studim/ Kriminel lind apo bëhesh?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasjet janë diçka tragjike, por çfarë është ajo që i shtyn disa njerëz të vrasin? Michael Mosley ka kërkuar të eksplorojë dhe studiojë mendjet e vrasësve.

Në vitet 1870, dr. Cesare Lombroso, shpesh i quajtur babai i kriminologjisë shkencore, po studionte kriminelët e burgosur në Torino. Ai ishte i bindur se kriminelët janë një hap prapa shkallës së evolucionit, një rikthim i njeriut në primitivitet. Ai vendosi, pas disa vitesh studimi, se mund ta dallosh një kriminel që ka nga forma e fytyrës.

“Veshët e një krimineli,” thotë ai, “janë në përgjithësi të mëdhenj. Hunda pak me kurriz, si sqepi i një zogu grabitqar”.

Por fatkeqësisht, dallimi i kriminelëve potencialëve nuk ishte një proces aq i thjeshtë sa Dr. Lambroso pretendonte nëpërmjet zbulimeve të tij shkencore, gjetje të cilat u diskredituan shumë shpejt. Por këto ishin fillimet e kërkimeve që kanë vazhduar për më shumë se një shekull, për të zbuluar nëse kriminelët, e veçanërisht vrasësit kanë mendje të ndryshme nga ajo e njerëzve normalë. Shpikja e skanerit të trurit në vitet ‘80 revolucionarizoi të kuptuarit e asaj që ndodhet brenda kokave tona.

Studimi i parë me skaner i vrasësve u bë në Kaliforni nga neuroshkencëtari britanik Adrian Raine. Ai u dërgua në Golden State për shkak të numrit të madh të personave të dhunshëm dhe vrasësve.

Përgjatë shumë viteve Rained dhe ekipi i tij skanuan trurin e shumë vrasësve dhe pothuajse të gjithë tregonin ndryshime të ngjashme të trurit.

Ekziston një aktivitet i reduktuar në korteksin para-ballor, zonën e trurit që kontrollon impulse emocionale. Pra, vrasësit kanë tru që i bën më të prirur ata drejt zemërimit dhe inatit, e nuk janë shumë të aftë të kontrollojnë veten.

Por pse ndodh kjo?

Studimet e Raines tregojnë se një pjesë e arsyes mund të jetë abuzimi në fëmijëri, që mund të krijojë vrasës duke shkaktuar dëme fizike në tru. Korteksi para-ballor është veçanërisht i pambrojtur.

Një nga të burgosurit që Raine skanoi ishte Donta Page, një burrë që vrau brutalisht një vajzë 24-vjeçare kur ajo e pa që ai po vidhte shtëpinë e saj. Kur ishte fëmijë, Page rrihej vazhdimisht nga e ëma, dhe ndërsa rritej, abuzimi vazhdonte më keq. Mamaja e tij përdorte litarë elektrikë, këpucë, e çfarëdolloj mjeti tjetër për ta rrahur Donta-n.

Lexo edhe :  Rama ndan fotot/ Privilegj të isha ndër të ftuarit e nderit të Ursula von der Leyen

Abuzimi fizik e psikologjik ishte i përditshëm. “Kanë qenë abuzimet e dhunshme që e çuan Dontan në këtë akt barbar,” thotë Raine.

Por vetëm një pjesë e vogël e atyre që kanë kaluar fëmijëri të tmerrshme bëhen vrasës. Cilët janë faktorët e tjerë që na predisponojnë për t’u bërë vrarës?

Një zbulim i madh u bë në vitin 1993 ku të gjithë meshkujt e një familje në Hollandë kishin histori dhune. U deshën 15 vjet që të zbulohej se atyre, të gjithëve u mungonte i njëjti gen. Ky gen prodhon një enzimë të quajtur moaoa që rregullon e balancon impulset nervore. Nëse kjo enzimë të mungon atëherë je i predispozuar për t’u bërë i dhunshëm. Njihet si “geni luftëtar” dhe rreth 30% e meshkujve e kanë këtë gen, por ajo që ndodh gjatë fëmijërisë është shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e genit luftëtar.

Jim Fallon, profesor psikiatrie në Universitetin e Kalifornisë, ka një interes personal në këtë kërkim. Pasi zbuloi se një numër i madh vrasësish në pemën e familjes së tij, ai kishte testuar veten gjenetikisht dhe zbuloi se kishte shumë gene që ishin të lidhura me sjelljet e dhunshme.

Ai thotë: “Njerëzit me më pak gene të rrezikshme, bëhen vrasës dhe janë psikopatë. Unë i kam të gjitha genet e dhunshme të familjes sime”. Por Jim nuk është vrasës, ai është një profesor i nderuar dhe për t’u shmangur veprimeve të dhunshme ai thotë se padyshim që fëmijëria e lumtur e ka ndihmuar atë.

Pra, tendenca gjenetike ndaj dhunës, së bashku me një fëmijëri të abuzuar, janë kombinimet e një vrasësi.

Pra, tiparet e një vrasësi janë edhe të lindura, por edhe të bëra me kalimin e kohës.

Por çfarë mund të bëjmë tani që dimë t’i japim një përgjigje pyetjes?

Kërkimet po fokusohen në mënyrat për të reduktuar sjelljet e dhunshme dhe mësimi i familjeve në përmirësimin e aftësive prindërore është një mënyrë e mirë.

Të fundit

Stërvitja më e bukur për t’u bërë qytetarë… Europianë!

Nga Alba Malltezi Ne shqiptarët jemi mësuar me stërvitje nga më të ndryshmet. Historia dhe fati na kanë sjellë lloj...

Nuk ka më dyshime/ Real Madrid zyrtarizon transferimin e Trent Alexander-Arbold

Real Madridi ka zyrtarizuar nënshkrimin e Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i djathtë anglez i bashkohet Los Blancos pasi përfundoi kontratën e tij me Liverpoolin dhe...

Kur do të vijë në Shqipëri? Parashqevi Simaku jep përgjigjen e shumëpritur

Parashqevi Simaku zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” ku rrëfeu për gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu gjithçka që ka ndodhur me të gjithë këto...

Një divë në skenë si Edith Mihali, artistja zgjedh që të tregojë për veten përmes artit

Edith Mihali është një prej personaliteteve të skenës lirike shqiptare. Mjeshtre e Madhe dhe Artiste e Merituar, e kompletuar me studime për artet të...

Përse nuk duhet të vendosësh akull mbi lëkurën e djegur

Studimet tregojnë se të djegurat janë ndër pesë aksidentet më të rëndomta që ndodhin në kuzhinë. Është pikërisht kjo e fundit që ofron edhe kurimin...

Lajme të tjera

Web TV