Një avion është detyruar të bëjë një ulje emergjente pasi një prej motorëve u përfshi nga flakët ndërsa fluturonte mbi Honolulu.
Ky moment është filmuar ndërsa bëhet me dije se avioni ishte nisur nga një bazë ushtarake Hickman në Honolulu Hawai dhe destinacioni ishte Guamini.
Videoja është filmuar nga një pasagjer, ndërsa shihet se zjarri del nga motori. Ndërsa në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video tjetër e cila tregon avionin i cili është duke fluturuar dhe duken flakët. Fatmirësisht, asnjë prej pasagjerëve nuk është lënduar./Re.Gu/Fjala.al