Franca dhe Kroacia ‘përsërisin’ finalen e Botërorit, Super-Ronaldo bekon Portugalinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduduar edhe mbrëmja e sotme në Ligën e Kombeve. Ashtu si çdo mbrëmje tjetër ky format ka dhuruar supersfida me gola dhe episode interesante në çdo ndeshje.

Përballja më pikante e mbrëmjes mes Francës dhe Kroacisë u mbyll me rezultatin 4-2. Gjelat bënë një ‘déjà vu’ të finales të Botërorit 2018. Griezman, Upamecano dhe Giroud ishin shënuesit për Francën që iu shtua dhe autogoli i Livakovic ndërsa veterani Lovren dhe Brekalo shënuan për Kroacinë

Vëmendja u përqëndrua gjithashtu tek Cristiano Ronaldo i cili nuk përmbahet. Portugezi realizoi dy gola duke e çuar totalin e golave në 101 me Kombëtaren. Edhe pse në një moshë të madhe CR7 është si një makineri që nuk di të ndalet. Kështu Portugalia mposhti 2-0 Suedinë.

Belgjika shkatërroi 5-1 Islandën me golat e Ëitsel, Batschuayi, Mertens dhe Doku. Me rrjeta të paprekura u mbyll sfida e Anglisë dhe Danimarkës që nuk pati shumë histori.

Ndërkohë në sfidat e tjera Qipro u mund nga Azerbaxhani 0-1, Luxemburgu u mposht nga Mali i Zi me po të njëjtin rezultat, Armenia mposhti 2-0 Estoninë, Liechtensteini mundi 2-0 San Marinon ndërsa sfida mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut u mbyll në barazim 1-1.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Cilat do jenë sanksionet e para që BE do i heqë Kosovës?

Qeveria në detyrë është në pritje të Bashkimit Evropian që, në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve, të fillojë...

“Thirre vendin tënd”, nisma për toponimet shqiptare ndalon në Korçë

Në Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë u organizua një tryezë e rrumbullakët diskutimesh mbi toponiminë shqiptare e quajtur “Thirre vendin tënd” ku profesorë të...

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

A e keni vënë re ndonjëherë që pjesa më e madhe e shisheve të vajit të ullirit, qoftë plastike apo qelqi, kanë një ngjyrë...

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’/ OVL: Na dhemb zemra oj nanë Shqipni

Gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë (0-0) në stadiumin "Arena Kombëtare" në Tiranë, flamuri i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) u largua në disa...

Ndeshja me Serbinë/ Revoltohet Braçe: Duhej ta kishim fituar, dreqi ta hajë!

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me rezultatin 0-0. Në një...

Lajme të tjera

Web TV