Kombëtarja U-21 nderon Shqipërinë/ Përmbys Andorrën në “Elbasan Arena”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuqezinjtë e Bushit kapërcejnë pësimin e një goli, shënojnë 3 herë në të dytën dhe ngadhënjen 3-1. Shpresat e Shqipërisë kanë vuajtur, por ia kanë dalë të shmangin një tjetër të papritur përballë përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Andorrës, duke kapërcyer mbylljen e pjesës së parë në disavantazh dhe duke përmbysur gjithçka me 3 gola në pjesën e dytë.
Në fakt, ndeshja e luajtur në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka nisur mjaft keq për Shpresat, pasi Andorra fiton një 11-metërsh pas vetëm 52 sekondash lojë dhe kapiteni Alaez nuk gabon nga pika e bardhë.
Goli e ka goditur skuadrën e trajnerit Alban Bushi, por kuqezinjtë kanë sidoqoftë dy pretendime të qenësishme për 11-metërsh, menjëherë më pas, por edhe në minutën e 22-të me Xhixhën, por që nuk janë gjykuar të tilla nga kryesori luksemburgas, ndërsa midis tyre, në minutën e 13-të, Xhixha vë seriozisht në vështirësi gardianin e portës mike, që sidoqoftë largon rrezikun.
Shpresat do ta mbizotërojnë lojën në gjysmën e dytë të pjesës së parë, por herë për pasaktësi në goditje, siç është rasti i Tucit në minutën e 31-të, herë për mosndërthurje të kuqezinjve me njëri-tjetrin, siç ndodh 3 minuta më vonë, por edhe për meritë të portierit mik, Pires, siç ishte rasti i Kallakut në minutën e 38-të, nuk do të arrijnë ta gjejnë dot rrugën e rrjetës dhe 45 minutëshi i parë do të mbyllet me epërsinë e miqve.
Ai i dyti nis me trajnerin Bushi që largon nga fusha Xhixhën dhe Çelhakë dhe vendin e tyre e zënë Çokaj dhe Mihana dhe Shpresat janë më kërkuese dhe rastet nuk mungojnë, e sidomos spikat ai i Muçit, i cili, i vetëm përballë portierit, sheh goditjen e tij t’i devijohet jashtë për një goditje këndi. Megjithatë, atë që nuk e bëjnë dot sulmuesit, e bën qendërmbrojtësi Selmani, i cili do të thyejë qëndresën e miqve në minutën e 62-të dhe barazon shifrat.
Shpresat vazhdojnë të këmbëngulin dhe, më në fund, është i futuri në fushë në pjesën e dytë, Vrioni, ai që shënon golin e dytë të kuqezinjve dhe përmbys shifrat në minutën e 85-të. Në 5 minutat shtesë ka kohë edhe për një tjetër gol kuqezi, kur Bullari përfiton nga goditja e Kallakut, që rrok shtyllën dhe nuk e ka të vështirë të shënojë. Mbyllet kështu me rezultatin 3-1 kjo ndeshje e Kombëtares kuqezi të Nën-21-vjeçarëve ndaj homologëve të Andorrës dhe Shpresat konsolidojnë vendin e 3-të të renditjes së grupit.

Lexo edhe :  Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV