Ndotja e mjedisit shkakton 13% të vdekjeve në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luftimi i ndotjes së mjedisit është kyç për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve në Evropë, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit më të varfër, tha Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).

Ndotja e mjedisit u përmend si shkaktare e 13 për qind të vdekjeve në Evropë, duke kontribuar në sëmundje jo-ngjitëse të tilla si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, tha Agjencia.

Vlerësimi i EEA-së për shëndetin dhe mjedisin, vuri në dukje se ndotja e ajrit ishte “faktori kryesor i mjedisit që nxit sëmundjet”.

Mbi 400.000 vdekje të parakohshme çdo vit në BE janë pasojë e ndotjes së ajrit, tha agjencia me bazë në Kopenhagë, duke vënë në dukje lidhjet me sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.

Edhe zhurma në mjedis ka ndërlidhje me çështje të shumta shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe madje edhe vdekjen e parakohshme.

Ekspozimi afatgjatë ndaj zhurmës mjedisore shkakton rreth 12.000 vdekje të parakohshme çdo vit në rajonin Evropian, tha agjencia, duke theksuar se transporti rrugor ishte një burim kryesor i zhurmës, transmeton DPA.

Shumë sëmundje kronike jo vetëm që zvogëlojnë jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së pacientit, ato gjithashtu paraqesin një barrë për familjet e tyre, komunitetet dhe sistemin shëndetësor, tha autorja kryesore e raportit, Catherine Ganzleben./REL

Të fundit

Zotohet Berisha: Do e shkrij SPAK-un si Trumpi prokurorinë e Nju Jorkut

Kryetari i Partisë Demokratike u vendos në “Debat” përballë faktit se në dhjetorin e vitit të kaluar në të...

Senati amerikan konfirmon Kash Patel si drejtorin e ri të FBI-së

Senati i SHBA-së ka konfirmuar Kash Patel si drejtorin e ardhshëm të FBI-së, duke i dhënë mbikëqyrjen e agjencisë kryesore të zbatimit të ligjit...

Rama në shesh me punonjësit e bashkisë/ Berisha: Donte të më paralajmëronte mua

Për Sali Berishën takimi i Edi Ramës në sheshin “Skënderbej” me 6000 punonjësit e Bashkisë së Tiranës, nga ku dha mesazhe të forta edhe...

Iu rrafshua biznesi në tragjedinë e Gërdecit/ Spiropali vizitë në familjen Deda

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim në shtëpinë e familjes Deda në Gërdec. Në një postim në rrjetet sociale, kryeparlamentarja ka treguar...

E papritur! Rozana Radi kërkon të lërë shtëpinë e BBVIP4!

Pas kësaj konfrontimi, ajo nuk ka arritur të mbajë lotët, duke shpjeguar se e ka mbrojtur gjithnjë Livian dhe ka qenë një mbështetje e...

Lajme të tjera

Web TV