OKB i drejtohet Rusisë: “Hetim transparent për helmimin e Navalny”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apeli vjen një ditë pasi Navalny doli nga gjendja e komës dhe iu përgjigj thirrjeve të mjekëve.

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut i bëri thirrje të martën Rusisë që të kryejë një hetim mbi rastin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, ose të bashkëpunojë tërësisht me hetimin gjerman, që ka konstatuar se 44-vjeçari ishte helmuar me agjent nervor të llojit Noviçok.

“Në kuadër të pohimit të specialistëve gjermanë se kanë prova të pakontestueshme se Navalny u helmua me një agjent nervor të llojit Noviçok, komisionerja e lartë i bën thirrje qeverisë ruse që të kryejë personalisht, ose të bashkëpunojë plotësisht me një hetim transparent dhe të pavarur mbi rastin e tij”, deklaroi Rupert Colville, zëdhënës i Komisioneres së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Nga ana e saj, Federata Ruse ka deklaruar se nuk ka gjetur gjurmë helmimi në trupin e Navalnyt, gjatë analizave të kryera para se të ai të dërgohej për mjekim në Gjermani.

Zëdhënësi citoi edhe rastet e helmimit të dezertorëve rusë Sergei Skripal dhe Alexander Litvinenko, të cilët u helmuan gjithashtu me agjent nervor dhe për të cilët nuk është bërë drejtësi. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV