Pandemia/ Manastirliu: Na pret një periudhë e vështirë me shumë sfida

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një konference me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, pas marrjes së një tjetër ndihme për përballimin e situatës së koronavisit, tha se sfidat me të cilat po përballet vendi janë të mëdha.

“Sot janë 6 muaj nga dita e parë e rastit të parë të konfirmuar në Shqipëri me covid, janë 6 muaj pune të qeverisë, 6 muaj lufte në vijën e parë të frontit të mjekëve infermierëve në spitalet tona.

6 muaj pune urgjencës, epidemiologeve. 6 muaj pune e mjekëve dhe infermierëve që falë punës së tyre ne po përballojmë këtë pandemi që ka vështirësitë e saj dhe që sistemi ynë, falë edhe kontributit të bashkëpunëtorëve tanë ia kemi dalë ta menaxhojmë mësë miri. Ne përballemi me sfida të mëdha”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja shtoi se ka kaluar një periudhë 6 mujore, por ajo që na pret është një periudhë e cila do të na përballë me shumë sfida.

Ajo deklaroi se sapo kemi hyrë në një sezon vjeshtë dimër, ku është hartuar një strategji ku fokusi kryesor është fuqizimi i kapaciteteve, duke nisur me testimin, gjurmimin./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/624666551578574/

Të fundit

Fermerët kundërshtojnë direktivën e Ramës: Tendat i kemi në tokat tona!

Fermerët e zonës së Frakullës kundërshtojnë urdhërin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirës përgjatë autostradës Fier–Tepelenë. Sipas urdhrit,...

Goditja ndaj blegtorëve të vegjël: Jo ndihmë, por eliminim

Nga Alban Çakalli Sulmi ndaj blegtorëve të vegjël u bë në mënyrë të qëllimshme dhe të papritur. Synimi nuk ishte që ata të ndihmoheshin për...

“Luftë” brenda Real Madridit, dy talentet garojnë për numrin “9” të lënë nga Mbappe

Kalimi i Kylian Mbappe nga numri 9 në atë 10 të Luka Modric ka shkaktuar një betejë të brendshme të qetë në dhomat e...

Ylli i Interit ka oferta nga Anglia, klubi zikaltër: Duam 32 mln euro

Yann Bisseck po tërheq gjithnjë e më shumë klube në merkato. Mbrojtësi 24-vjeçar është vënë në shënjestër nga disa klube angleze. Sipas La Gazzetta dello...

Shqipëria s’po rregullon dot imazhin në sytë e investitorëve të huaj

Shqipëria nuk po rregullon dot imazhin e saj në sytë e investitorëve të huaj, duke mbetur gjithsesi në “vijën e kuqe” të vlerësimeve në...

Lajme të tjera

Web TV