PD mashtron, familja e Nik Prendit është trajtuar me bonus qiraje, Bashkia: Po bëni fushatë me fatkeqësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi i shpërndarë sot nga Partia Demokratike për një nga familjet e prekura nga tërmeti i Nëntorit 2019 në Kombinat rezultoi sërish fake news. Përmes një reagimi për mediat, Bashkia e Tiranës sqaron se banesa e familjes së z. Nik Prendi në Kombinat është shpallur e pabanueshme dhe ka marrë gjatë gjithë kësaj kohe të gjithë mbështetjen e nevojshme, duke përfshirë edhe bonusin e qirasë çdo muaj.

“Është për të ardhur keq që Lulzim Basha dhe spikeret e tij gënjejnë publikisht, duke shfrytëzuar babëzisht me shpifje dhe për fushatë fatkeqësinë e tërmetit. Bashkia e Tiranës sqaron se banesa e familjes së z. Nik Prendi në Njësinë Administrative 6 është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, për shkak se ka pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Për këtë arsye, nga Janari 2020, sipas VKB nr. 151, dt. 16.12.2019, kjo familje trajtohet çdo muaj me bonus qiraje prej 180 mijë lekësh, të cilat duhet t’i përdorë për të jetuar në një shtëpi me qira. Për të provuar gënjeshtrën e shëmtuar të PD-së, po ju vëmë në dispozicion dokumentin e tërheqjes së bonusit të qirasë në postë nga vetë z. Prendi”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Bashkia i bën thirrje PD-së që të ndalojë këto mashtrime duke shfrytëzuar fatkeqësinë e tërmetit. “Për të disatën herë PD po dështon të gjejë dikë që nuk është mbështetur nga Qeveria e nga Bashkia në fatkeqësinë e tërmetit. Nga dëshpërimi po mundohen t’i shpikin, duke turpëruar veten dhe qytetarët.

Partia Demokratike nuk ka asnjë shans që me mashtrime e gënjeshtra, të bëjë vajtojcën e halleve të popullit, ndaj do bënte mirë të ndalojë menjëherë mashtrimet publike, të mos përdorë dhe të mos bëjë fushatë me fatkeqësinë e familjeve të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019”, thuhet në reagim.

Lexo edhe :  Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Bashkia e Tiranës siguron të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti, se po vijon me shpejtësi punën për rindërtimin e të gjitha banesave individuale në zonat rurale, disa prej të cilave kanë përfunduar tashmë, si dhe po përshpejton procesin për fillimin e punës për ndërtimin e pallateve në lagjet e reja në Kombinat dhe zonën e Rr. “5 Maji”.

Ndërkaq, të gjitha familjet që trajtohen me bonus qiraje do të vijojnë ta marrin atë pa ndërprerje, derisa të rikonstruktohen ose të pajisen me një shtëpi të re./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Doktori e “fjeti” mëndjen…

Nga Artur Ajazi Lere çfarë thotë, çfarë lexon dhe nxjerr në ekrane (video me vjedhje votash). Doktor Berisha e ka...

Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, të caktuar me...

Tragjedia e “Soyuz 11”, tre kozmonautë sovjetikë vdesin në heshtje

30 qershor 1971 Në heshtjen e thellë të kozmosit, ku nuk dëgjohet britmë e njeriut dhe çdo frymëmarrje është një akt inxhinierik, vdekja vjen pa...

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë. Xfg, i riemëruar Stratus nga...

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Lajme të tjera

Web TV