Përplasjet mes Trump dhe Biden/ Biden: Kina do ketë në dorë SHBA, nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndërmori të hënën një tjetër sulm verbal ndaj rivalit të tij për zgjedhjet e 3 nëntorit, duke pretenduar se kandidatët demokratë për president dhe nënpresidente, Joe Biden dhe Kamala Harris “duhet të kërkojnë menjëherë falje për retorikën e papërgjegjshme anti-vaksinë”.

Zoti Biden tha të hënën se ai do të donte që të kishte një vaksinë që nesër, edhe sikur kjo t’i kushtonte rizgjedhjen. Por “nëse del një vaksinë e mirë, njerëzit do të hezitojnë ta marrin” sepse deklaratat e shpeshta keqinformuese të presidentit dhe të pavërtetat lidhur me virusin “po sabotojnë besimin e publikut”.

“Ai ka thënë kaq shumë informata që nuk janë të vërteta”, tha zoti Biden.

Zoti Trump, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë tha se në kundërshtim të “gënjeshtrave politike”, çdo vaksinë e miratuar nga qeveria federake për përdorim masiv, do të jetë “shumë e sigurt dhe shumë efektive”.

Kandidatët republikanë dhe demokratë i bënë komentet e tyre, ndërsa fushata presidenciale hyri në fazën më të nxehtë gjatë fundjavës së Festës së Punës, një kohë kur, sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, COVID-19 vazhdon të shkaktojë vdekjen e rreth 1 mijë amerikanëve çdo ditë.

Zoti Biden shkoi të hënën Pensilvani, një nga shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, së bashku me presidentin e sindikatës AFL-CIO, Richard Trumka në kryeqytetin e shtetit, Harrisburg.

Ish-nënpresidenti Biden, e ka akuzuar presidentin Trump se e ka keqmenaxhuar pandeminë, duke shkakatuar më shumë pasiguri ekonomike dhe humbjen e miliona vendeve të punës.

Zoti Trump, nga ana tjetër, e vlerësoi punën e administratës mes pandemisë, duke parashikuar një rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë amerikane dhe duke deklaruar se nëse zoti Biden, të cilin ai e quajti një “ budalla”, fiton zgjedhjet “Kina do ta ketë në dorë këtë vend”.

Zoti Trump e ka paraqitur veten si dikush që i ka bërë rezistencë Kinës për çështjet e tregëtisë dhe duke kritikuar atë vend se ka lejuar koronavirusin të përhapet në shkallë globale.

Papunësia në Shtetet e Bashkuara u ul në 8.4% në gusht, por ekspertët ekonomikë thonë se mund të duhen muaj për një rimëkëmbje më të qendrueshme. Vetëm rreth gjysma e 22 milionë vendeve të humbura të punës nga pandemia, janë hapur përsëri.

Zoti Biden ka siguruar mbështetjen e tre sindikatave të mëdha, të cilat së bashku përfaqësojnë qindra-mijëra punonjës në gjithë vendin.

Zoti Trump e ka vënë theksin tek mbështetja e sindikatave që përfaqësojnë oficerët e policisë dhe tek një mesazh për “ligj dhe rend”, mes demonstratave kryesisht paqësore dhe disa veprimeve të dhunshme në protestat, në përgjigje të vdekjeve të afrikano-amerikanëve në duart e policisë në disa qytete.

Lexo edhe :  SPAK “vetëmburret” para ambasadorëve

Presidenti Trump po lufton gjithashtu për të ruajtur mbështetjen e veteranëve dhe atyre që shërbejnë në ushtrinë amerikane, pasi një revistë duke cituar katër burime të paidentifikuara, njoftoi se ai u ishte referuar marinsave amerikanë të varrosur në një varrezë amerikane pranë Parisit si “humbës” dhe “dështakë” dhe refuzoi të vizitonte varret e tyre gjatë një udhëtimi në vitin 2018 në Francë.

“Vetëm një kafshë do të fliste ashtu”, tha ai të hënën, i pyetur për artikullin e revistës “The Atlantic” në konferencën për shtyp. Ai e cilësoi artikullin një “histori të rreme”, që njerëz të tjerë e kanë përgënjeshtruar.

Disa organe mediash, përfshirë Fox News, që në përgjithësi është pro zotit Trump, kanë konfirmuar element të artikullit, duke iu atribuuar burimeve të veta, të cilat nuk i kanë identifukuar.

Zoti Biden u takua të hënën në Lancaster të Pensilvanisë me tre punonjës sindikatash që kishin shërbyer në ushtrinë amerikane.

“A mendoni se këta burra dhe gra janë dështakë?” pyeti zoti Biden.

Kandidatja demokrate për nënpresidente, senatorja nga Kalifornia Kamala Harris dhe nënpresidenti Mike Pence, vizituan të hënën shtetin Uiskonsën, që është një nga fushë-betejat më të ashpra për zgjedhjet.

Zonja Harris, në aktivitetin e parë të fushatës vetëm, u takua me punonjës elektrikë dhe biznesmenë afrikano-amerikanë në Milluoki. Ajo u takua gjithashtu me familjen dhe avokatët e 29 vjeçarit afrikano-amerikan Jacob Blake, që u godit me armë zjarri dhe u paralizua në Kenosha të Uiskonsit, në prani të fëmijëve të tij.

Nënpresidenti Pence, vizitoi një impiant energjitik në qytetin La Kros.

Si Pensilvania, edhe Uiskonsëni, dy shtete tradicionalishte demokrate, ku zoti Trump fitoi në vitin 2016, pritet të jenë shtete vendimtare në nëntor. Sipas anketave, zoti Biden kryeson me një epërsi të lehtë në të dyja këto shtete.

Zoti Biden, që ka një epërsi të ngushtë edhe në disa shtete të tjera vendimtare, po ruaj avantazhin e tij tij ndaj zotit Trump në anketa kombëtare, me rreth 7 për qind më shumë.

Zoti Trump ka në plan të vizitojë këtë javë Karolinën e Veriut, Floridën, Miçiganin dhe Pensilvaninë.

Zoti Biden ka në plan të kthehet në Pensilvani të premten, kur si ai, si zoti Trump pritet të përkujtojnë 10 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit nga al-Kaida, në Shanksvill, ku një avion u rrëzua ndërsa pasagjerët përpiqeshin të merrnin kontrollin e tij./VOA

Të fundit

“A kanë zemër”/Nëna e Martinit:Si ministrja nuk erdhi të më ngushëllojë por del edhe qesh

Nëna e Martin Canit, Florina Cani në një intervistë për “Opinion” kërkon që të vihet në vend drejtësia për...

Më 20 dhjetor 1973 u vra kryeministri spanjoll Carrero Blanco, çfarë deklaroi ETA

Mëngjesin e 20 dhjetorit 1973, kryeministri i Spanjës, Luis Carrero Blanco, u vra pasi automobili me të cilin po udhëtonte u shkatërrua nga një...

Mesazhi i SHBA për Ramën: Likuidoni korrupsionin dhe rrisni pagat

Nga Spartak Ngjela Por, sipas disa të dhënave, Kazanov i kërkoi Kryeministrit të Shqipërisë që në janar, rroga minimale, me akt ligjor, në Shqipëri duhet...

Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor

Teksa Shqipëria është bërë një destinacion tërheqës për të huajt duket se shqiptarët nga ana tjetër po preferojnë gjithmonë e më shumë të eksplorojnë...

Mbledhja e dy kuvendeve është hipokrizi politike

Nga Mero Baze Kur Albin Kurti, në delirin e tij, udhëtonte drejt Shqipërisë më 25 Prill 2021 me bindjen e plotë se vota e tij...

Lajme të tjera

Web TV