Policia Rrugore me ‘dorë të hekurt’/ Pezullon 234 patenta në 72 orë, arrestohen 53 shoferë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore vijon të mos tolerojë aspak drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë 72 orëve të fundit, janë pezulluar 234 leje drejtimi, janë arrestuar 53 drejtues mjetesh si dhe janë vendosur 5391 masa administrative.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore në të gjithë vendin, përgjatë fundjavës dhe deri në këto momente ka vijuar kontrollet me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor ???✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?.

Gjatë 96 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe si rezultat janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 50 deri në 80 km/h mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????.

Si rezultat i kontrolleve me radar janë tërhequr 169 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 65 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 25 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 28 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë vendosur 1362 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 54 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;
23 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

526 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 1018 për përdorim të celularit;

386 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 1725 masa për parkime të gabuara;
211 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve, si dhe 86 masa për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.

Lexo edhe :  VIDEO/ Berisha çel fushatën, Rama ironizon në rrjete sociale: Fiks buf…

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtojnë të dielën e Larit

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë sot të dielën e Larit, që shënon hyrjen në javën e madhe të Pashkëve. Tre...

Pse u rrit intensiteti i luftimeve në Ukrainë?

Nga Mike Eckel Forcat ukrainase u përpoqën ta merrnin iniciativën në fushëbetejë në lokacione të shumta gjatë kohës së dimrit, derisa tentuan ta shmangnin një...

“U ringritëm nga hiri”, Berisha takim me shqiptarët në Itali: Të shpëtojmë Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e Italisë, u shpreh se opozita u ngrit nga hiri...

Parakalimet e rrezikshme te tuneli i Murrizit, “nami” me gjoba në 2 javë

Hapja për qarkullim e tunelit të Murrizit ka shtuar fluksin e lëvizjes drejt zonës së Dibrës, e bashkë me të edhe sjelljet e papërgjegjshme...

VIDEO/ Balluku nga Milano me mesazhe zemre dhe akuza për opozitën

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka nisur zyrtarisht turin e takimeve me shqiptarët në diasporë, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 11 majit. Stacioni i radhës...

Lajme të tjera

Web TV