Rama inspekton 32 shkollat që po rindërtohen në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot në Durrës shkollat që po rindërtohen pas tërmetit të 26 nëntorit. Kreu i qeverisë tha se shumë shpejt 32 shkolla do të jenë gati e me standarde bashkëkohore. Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj sot inspektoi punimet për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Nënë Tereza” dhe gjimnazin “John F. Kennedy” në Kodër Kamëz

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj inspektuan punimet në shkollat që po rindërtohen në Durrës. Kreu i qeverisë tha se puna për rindërtimin po ecën me shpejtësi dhe se deri në muajin nëntor nxënësit do të hyjnë në ambientet e reja.

Krerët më të lartë të PS kanë thënë se mandate i tretë qeverisës do të fitohet jo vetëm nga premtimet e mbajtura por mbi të gjitha falë procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama është angazhuar personalisht duke inspektuar të gjitha shkollat në vend që janë në fazë rindërtimi, në mënyrë që të jenë gati deri në nëntor.

Sot, kreu i qeverisë u ndal në Durrës, aty ku përkohësisht është dhe drejtues i qarkut të partisë së tij.

Të njëjtin angazhim ka marrë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili sot inspektoi punimet për ndërtimin e shkollës 9 vjeçare Nënë Tereza” dhe gjimnazin “John F. Kennedy” në Kodër Kamëz. Në Durrës janë 32 shkolla të cilat do të rindërtohen si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit ndërsa në Tiranë 17 të tilla.
La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV