SHBA/ Nuk iu bind urdhërit, policia hap zjarr ndaj 13-vjeçarit me autizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua ka lajmëruar policinë sepse djali i saj autik bërtiste me të madhe.

Menjëherë sapo kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, agjentët kanë urdhëruar 13-vjeçarin të shtrihej në tokë.

Pasi ai nuk iu bind urdhërit, policia ka hapur zjarr, duke goditur adoleshentin disa herë.

Linden Cameron është shtruar në spital me plagë në shpatull, kavilje, zorrën e trashë si dhe kanalet urinare. E ëma ka treguar për mediat lokale që lajmëroi policinë për të kërkuar ndihmë, meqë djali i saj po kalonte një krizë.

Gruaja sapo ishte kthyer nga puna dhe ka gjetur djalin e saj në momente jo të mira.

‘Nuk ishte i armatosur, po përpiqej të tërhiqte vëmendjen. Agjentët nuk duhet të përdornin atë forcë që përdorën’, ka shpjeguar ajo. ‘Policia u prezantua në derë e armatosur  dhe teksa im bir ka kundërshtuar për tu shtrirë në tokë kanë hapur zjarr’, ka vijuar ajo./Er.Ke/Fjala.tv/

 

Të fundit

Noizy ndalohet në aeroportin e Zvicrës, i anulohet koncerti

Noizy ishte parashikuar që mbrëmjen e së shtunës të performonte në një nga klubet në Zyrih të Zvicrës. Por,...

Interi ka dy emra në mendje në rast se largohet Sommer

Inter po mban nën vëzhgim portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi, mes thashethemeve se Yann Sommer mund të largohet nga klubi këtë verë. Sipas asaj...

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik…

Prodhimi vendas i energjisë nuk mjafton për të siguruar furnizim pa ndërprerje për qytetarët dhe bizneset. Vetëm për muajin korrik Korporata Elektroneregjetike ka blerë...

Thellohet tragjedia në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Teksasit ka arritur në 69, sipas një raporti të ri nga autoritetet...

Lorent Nake rikthehet në krye të burgut të Drenovës

Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho, ministri i Drejtësisë nuk ka vonuar emërim e drejtorit të ri të...

Lajme të tjera

Web TV