DVP reagon pas arrestimit të inspektorit: U pushua menjëherë nga puna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas arrestimit të inspektorit, të akuzuar për korrupsion.

Përmes një deklarate zyrtare, ata thonë se pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur, DPT ka marrё masat e nevojshme administrative pёr largimin e menjёhershёm tё inspektorit nga detyra.

Deklarata e plotë:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nё mbështetje tё operacionit tё ndёrmarrё nga Policia e Tiranёs, “Tatimori”, pёrshёndet aksionin e fundit tё kryer nga ky autoritet, ku sё fundmi ёshtё konstatuar se njё inspektor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në DPT ёshtё dyshuar dhe arrestuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Drejtoria e Pёrgjithshme ёshtё e vendosur tё mbёshtesё ҫdo veprimtari tё Policisё sё Shtetit nё luftёn kundёr korrupsionit dhe evazionit fiskal nё Administratёn Tatimore dhe mё gjerё.

Pas njoftimit pёr ngjarjen e ndodhur, DPT ka marrё masat e nevojshme administrative pёr largimin e menjёhershёm tё inspektorit nga detyra.

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve dёshiron tё ritheksojё angazhimin e saj nё garantimin e njё shёrbimi tё ndershёm dhe transparent, si dhe tё sigurojё ndёrtimin e njё administrate publike funksionale bashkёkohore nё funksion tё tё gjithё tatimpaguesve, vendit dhe shoqёrisё shqiptare.

DPT do tё vazhdojё tё jetё e angazhuar maksimalisht deri nё pastrimin e të gjithë figurave të cilat ushtrojnë funksione publike dhe abuzojnë me to në kurriz të biznesit dhe qytetarëve shqiptarё.

Ftojmё të gjithë tatimpaguesit dhe qytetarët të denoncojnë ҫdo veprim korruptiv të strukturave të Administratës Tatimore në të gjitha nivelet.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Aleksandër Çipa: Artan Lame la pas kënaqësi të shijueshme në shkrimet e tij

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për ndarjen nga...

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Lajme të tjera

Web TV