FSHF ‘dorëzohet’ përballë Ligës/ Shtyhet Kategoria Superiore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Ekzekutiv miraton kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit, ende pa datë të re për fillimin. Komiteti Ekzekutiv i organizmit që qeveris futbollin në vend ka miratuar kështu, përmes një vendimi qarkullues kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e Kategorisë Superiore 2020-2021 për një afat të pacaktuar. Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore, është shtyrë zyrtarisht, pasi të enjten, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka pranuar kërkesën e Ligës për shtyrjen e nisjes së sezonit të ri.
Komiteti Ekzekutiv i organizmit që qeveris këtë sport në vend ka miratuar kështu, përmes një vendimi qarkullues kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e Kategorisë Superiore 2020-2021 për një afat të pacaktuar. “Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, i mbledhur më datë 10 shtator 2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga Liga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, sezoni 2020-2021 vendosi të miratojë kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e datës së fillimit të këtij sezoni futbollistik me afat të pacaktuar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, – shkruhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Kjo kërkesë e anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit, vjen sipas tyre, si pasojë e mungesës së një reagimi nga Qeveria shqiptare për kërkeasat e paraqitura nga Liga nëpërmjet letrës dërguar më datë 10 gusht 2020 Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë. Në fakt, vendimi për bojkotimin e Kategorisë Superiore u mor në unanimitet gjatë mbledhjen e Anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit të datës 5 shtator 2020.
Anëtarët e Ligës i kërkojnë qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të rishikojnë kuadrin aktual ligjor dhe të marrin disa nisma ligjore në kuadër të mbështetjes së veprimtarive sportive të Kategorisë Superiore, dhe më konkretisht, kërkohen ndryshime në ligjin për sponsorizimet duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi, pasi varianti aktual nuk është tërheqës për sponsorët, çka e vërteton edhe realiteti i deritanishëm, përfshirja e të gjitha veprimtarive ekonomike të klubeve të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6 %.
Pra, siç e ka bujqësia dhe turizmi, por falja e gjobave dhe kamat vonesave për detyrimet fiskale të klubeve dhe zgjatja e periudhës së përjashtimit nga tatim fitimi mbi të ardhurat personale të futbollistëve nga 2 vite në 10 vite. Sipas Ligës, realizimi i këtyre kërkesave do të mundësojë përmirësimin e gjëndjes financiare të klubeve dhe do të rrisë besimin për ofrimin tek komuniteti i futbollit të sponsorëve serioze dhe të fuqishëm.

Lexo edhe :  Manipulim me votave në diasporës? KQZ e quan “problem teknik”

Më poshtë edhe kërkesa e Ligës Profesioniste të Futbollit drejtuar KE-së së FSHF:

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Joe Biden me kancer “agresiv”, reagon Donald Trump: Jam i pikëlluar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar i pikëlluar në lidhje me lajmin e ish-presidentit,...

“Me merr malli për Gertin”, përlotet Edlira Çepani: Na la dashuri sa për tre jetë

Ndonëse janë bërë 8 muaj nga ikja e parakohshme nga kjo jetë e ish-deputetit Gerti Bogdani dhimbja është e madhe në shtëpinë e tij,...

Topalli:PS manipuloi votat e diasporës,shifra që nuk i arrin as inteligjenca artificiale!

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka bërë një postim në rrjete sociale, përmes të cilit akuzon Partinë Socialiste për manipulim të...

Manipulim me votave në diasporës? KQZ e quan “problem teknik”

KQZ ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, duke thënë se mospërputhja mes fletëve të votimit dhe zarfeve nuk lidhet me ndërhyrje apo manipulime, por...

Lajme të tjera

Web TV