Griezmann: Me Messin, gjithçka do shkojë më mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Antoine Griezmann është optimist për të ardhmen e tij në Barcelonë. Sulmuesi francez në një intervistë për RTL, rrëfeu gjendjen aktuale të Barcelonës si dhe foli për sezonin e tij të parë në Camp Nou.

Pas dështimit të hidhur në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern, Griezmann përballet me sezonin e tij të dytë në Barcelona me disa paqartësi. Francezi kërkon të vendoset përfundimisht në Camp Nou ndërsa siguroi se marrëdhënia e tij me Leo Messi do të përmirësohet.

“Ka qenë një sezon shumë i komplikuar për të gjithë, por tani mund ta fillojmë përsëri”, tha Griezmann, i cili më pas u pyet për marrëdhënien e tij me Messin që sipas tij, nuk shkonte dhe aq mirë.

“Ka qenë e ngjashme me marrëdhënien time me Mbappe, në fillim nuk u kuptuam përmes pasimeve dhe më është dashur shumë kohë për të kuptuar veten me të. Gjërat me Messin do të jenë më mirë”, sqaroi ai.

Griezmann gjithashtu foli për sezonin e dytë që e pret tek Barcelona, në të cilin do të ketë një trajner të ri dhe ku shpreson të japë versionin e tij më të mirë.

“Unë jam shumë mirë te Barcelona, e di që kam besimin e klubit dhe të trajnerit. Unë dua të shoh përsëri shokët e mi të skuadrës dhe të jap gjithçka për të fituar të gjitha trofetë e mundshëm, pasi kemi pasur një sezon bosh që nuk kishte ndodhur tek Barcelona për një kohë të gjatë”, përfundoi francezi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV