Ndërron jetë mëngjesin e sotëm ylli i “Game of Thrones”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diana Rigg, aktorja e famshme për rolet e saj si Emma Peel në serinë filmike, The Avengers dhe Olenna Tyrell në serialin Game of Thrones, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

“Ajo ndërruar jetë sot herët në mëngjes. Ajo ka qenë në shtëpi me familjen e saj, e cila ka kërkuar privatësi në këtë kohë të vështirë”, ka thënë agjenti i saj, raporton BBC.

Vajza e saj, aktorja Rachael Stirling tha se nëna e saj vdiq nga kanceri, pasi u diagnostikua në muajin mars.

“Ajo i kaloi muajt e saj të fundit duke reflektuar me gëzim për jetën e saj të jashtëzakonshme, plot dashuri, të qeshura dhe ndjente një krenari të thellë për profesionin e saj,” shtoi ajo.

Aktorja ka krijuar karrierë të gjatë me rolet e saj nëpër teatro, derisa njihet edhe për paraqiten e saj në filmin James Bond, në të cilin karakteri i saj martohet me një spiun britanik.

Rigg ka lindur në Anglinë veriore, derisa është bartur me famijen e saj në Indi para se të kthehej në shkollë në Angli. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Luiz Ejlli në spital, këngëtari përfundon në operacion/ Dhimbjet më filluan te recepsioni

Luiz Ejlli i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, teksa një gjë të tillë e ka zbuluar vetë në rrjetet...

Katastrofë në Pilur të Himarës/ 650 hektarë pyje të djegura, ndërhyrja nga toka vazhdon

Rreth 650 hektarë kullota dhe sipërfaqe me bimësi janë djegur nga zjarri disaditor që përfshiu zonën e Pilurit në bashkinë e Himarës. Aktualisht, situata...

FC Barcelona prezanton kanalin e vet në WhatsApp

FC Barcelona ka lançuar Kanalin e vet WhatsApp , funksionin e ri të platformës me anë të të cilit mesazhet mund të dërgohen direkt te...

Cilët janë faktorët e rrezikut për autizëm gjatë shtatzënisë?

Ekspertët besojnë se ka disa faktorë (shumë prej të cilëve ndoshta ende të panjohur) që së bashku ndikojnë në zhvillimin e një foshnje me...

Ankorohet në Portin e Durrësit superjahti i miliarderit të njohur

Porti i Durrësit ka qenë stacioni i radhës i një superjahti luksoz. Në kalaten nr. 5 të portit të Durrësit, mëngjesin e kësaj të...

Lajme të tjera

Web TV