Gjatë përditësimit të të dhënave të fundit Ministria e Shëndetësisë në Kinë raportoi vetëm 7 raste të reja me koronavirus nga dy raste një ditë më parë. Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kinë ka shkuar në85,153, ndërsa numri i vdekjeve në 4,634.
Komisioni i Shëndetësisë në Kinë tha se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara duke shënuar ditën e 25-të pa transmetime lokale.
Komisioni raportoi gjithashtu 15 raste të reja asimptomatike, nga tetë një ditë më parë. Kina nuk i klasifikon pacientët pa simptoma si raste të konfirmuara./Jo.Be/Fjala.al