“Rezultuan ndryshime demon-kratike”, Tritan Kalo apel: Zgjohuni bashkëkombas të mi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Tritan Kalo ka bërë një thirrje për qytetarët, që të respektojnë masat kundër koronavirusit.

Përmes një mesazhi të gjatë në ‘Facebook’, mjeku Kalo ‘thumbon’ dhe politikën, teksa shprehet se ‘nuk e meritojmë të jemi aty ku duhej të ishim edhe 30 vite pas ndryshimeve të menduara dhe dëshiruara si demokratike, por që në fund të fundit rezultuan të ishin vetëm e vetëm ndryshime demon-kratike.

Mesazhi i Kalos:

KOHË KOVIDIANE…..KAM lindur I-LIR dhe I-LIR do të vdes…..Të qënurit SOVRAN në Trojet Arbërore për mua don të thotë, të “qëndrosh e ushqehesh në SOFRËN/SOVRAN tënde me DINJITET”, të jesh në çdo kohë e rrethanë ZOT i “menysë së saj”, si dhe të mos “gëlltitësh çdo lloj çorbe që të ofrohet” me hir apo me pahir mbi të…A JEMI NE SOVRANË???…UNË THEM SE JO!!!…

Mes Nacionalizmës dhe Internacionalizmës, do të zgjidhja të parën….Mes Shqiptarizmës dhe Globalizmës si moto, si shtysë mendore të jetësimit të mbrothësimit socio-politiko-ekonomik të Trojeve Arbërore, pa as më të voglin hezitim do të zgjidhja të parën…PA DINJITET e MBROTHËSI socio-ekonomike mbetesh përjetësisht si një nxënës i vobegtë përballë tryezës së “mësuesit” tënd, mbetesh hallka e fundit dhe më e thyeshme e një Bashkësie vendesh në Europë e kudo gjetkë…NATYRA na ka falur bujarisht pasuri mbi dhe nëntokësore të pallogaritëshme, për të qënë të LIRË dhe për të jetuar me DINJITET…

NUKU e meritojmë të jemi aty ku nuk duhej të ishim edhe 30 vite pas ndryshimeve të menduara dhe dëshiruara si DEMOKRATIKE, por që në fund të fundit rezultuan të ishin vetëm e vetëm ndryshime DEMON-KRATIKE, ku demonët e klasës/kastës/glasës sonë të politiqenërve zotërojnë gjithshka si dhe tallen me fatet tona…FRYMOJMË mbi ato troje ku u thelbësua CIVILIZIMI, GJUHA dhe KULTURA e përbotëshme, NDAJ nuk e meritojmë aspak të jemi aty ku KURRË nuk duhet të ishim…ZGJOHUNI Bashkëkombas të mi kudo që frymoni në viset e Shqipërisë Natyrale të 28 Nëntorit 1912, për sa kohë që ende flitet SHQIP dhe për sa kohë që ende frymojnë SHQIPTARË në këto vise….NUKU duhet të jemi thjesht aktorë, POR vetëm e vetëm faktorë të zhvillimeve në “Illiricum Peninsula”…

Lexo edhe :  Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Në kushte të tilla historike, BASHKIMI KOMBËTAR si fillesa e ringritjes, rimbrothësimit, faktorizimit sicio-ekonomiko-politik mbetet i vetmi opsion për NE, për të rifituar vendin meritor në mesin e KOMBEVE të emancipuar të Njerzimit…SOFRËN e mbrothësimit NUKU ta shtron Bota, por vetëm e vetëm ventërgjegjësimi, puna, përkushtimi e atdhedashurija… Demokracija na e ofron mundësinë e rradhës më 25 Prill 2021, për t’i dhënë peshën e forcën e duhur VOTËS sonë, si mekanizmi kryesor i ndryshimeve socio-politike në këtë sistem, e për të bërë më së fundmi NDRYSHIMIN e kërkuar kaherë që në Dhjetor 1990!!!…WAKE UP MY ALBANIANS!!!…
Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV