35 vjeç në formë fizike të shkëlqyer, ja cili është sekreti i Ronaldos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 35 vjeçare. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Real Madrid-in, Portugalinë dhe Ligën e Kampionëve është gjithmonë në kërkim të sfidave të reja. Vitet kalojnë për të gjithë futbollistët, por vendosmëria e CR7 për të ruajtur cilësitë e tij e mban atë në krye edhe pas 19 vitesh, në nivelin më të lartë.

Edhe pse kurrë nuk e ka fshehur stilin e shëndetshëm të jetesës, shumë njerëz pyesin se cili është sekreti i portugezit. Fiziku i tij i lakmueshëm është rezultat i orëve të gjata të stërvitjës dhe punës së palodhshme në fushë dhe në palestër. Por një pjesë e mirë e suksesit të tij bazohet në një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Që nga janari, portugezi mbështetet tek kuzhinieri Giorgio Barone për dietën e tij. Shefi i mirënjohur italian ka shoqëruar yje të tjerë të futbollit si Aquilani, Ambrosini, Stegano Sensi apo Prince Boateng, të cilin e ndihmoi të arrinte ekuilibrin që kërkonte kur nënshkroi me Las Palmas.

“Ai i gatuan makaronat si askush tjetër”, thonë ata që e njohin. Edhe pse makaronat janë shumë të rëndësishme në dietën e futbollistit, Giorgio nuk mbetet vetëm në produktin e Italisë së tij të dashur. Ai shpjegon se rutina e tij konsiston në shumë më tepër sesa të bësh ushqim. Giorgios i pëlqen të zgjedhë produktin më të mirë në treg çdo mëngjes për të përgatitur pjatat e tij, duke marrë parasysh atë që i duhet klientit të tij – dhe atë që klienti i tij kërkon në çdo moment. Përveç kësaj, Barone tashmë ka nxjerrë edhe markën e tij të verës.

CR ka vendosur të gjithë besimin e tij tek Shef Barone dhe rezultatet janë të dukshme.
Sekreti i portugezit është i ruajtur mirë, pasi Barone gjithmonë është karakterizuar si një njeri i afrueshëm, por sekretiv për intimitetin e futbollistëve me të cilët ka punuar. Përveç recetave të tij të shijshme, besnikëria dhe profesionalizmi i tij e kanë ngulitur atë në kuzhinat e yjeve të futbollit. Thonë se “një stomak i lumtur është i barabartë me një zemër të lumtur”. Giorgio Barone përballet me një sezon në të cilin do të ketë sfidën e vështirë për të mbajtur të lumtur stomakun e yllit të momentit: Cristiano Ronaldo.

Lexo edhe :  Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

Fj.Ak/Fjala.al

Të fundit

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Lajme të tjera

Web TV