Akuzohet se mori 6 mijë euro për të ndryshuar masën e sigurisë, avokati i gjyqtares: Procesi ka dritëhije

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i gjyqtares Mimoza Margjeka, e lënë në arrest shtëpie për korrupsion, ka thënë se proccesi ka shumë dritëhije dhe sipas tij është vepruar me standarde të dyfishta.

“Është vepruar me standade të dyfishta. Procesi ka shumë dritëhije”, ka thënë avokati.

Gjyqtarja e Apelit të Korçës Mimoza Margjeka është lënë në arrest shtëpie pasi akuzohet për korrupsion.

Ndërkohë në pranga ka përfunduar bashkëshorti i saj Arben Çara, dhe dy të tjerë, pasi do të merrnin 6 mijë deri në 10 mijë euro për lirimin e të dënuarit Orion Bali.

Sipas dosjes hetimore në përgjime del fillimisht Nejson Bali, vëllai i personit të dënuar i cili telefonon të ëmën dhe i thotë se gjyqtarja kërkon 6 mijë euro, duke qenë se trupa gjykuese përbehej nga tre gjyqtarë.

“Kërkojnë fillimisht 6 mijë euro. Janë 3 gjyqtarë nga 2 mijë secili”, i ka thënë Nejson Bali nënës.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, për këtë shtetas./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV