VIDEO/ Cilësuar si një nga meshkujt më sharmant në botë, ja lista e të dashurave të Brad Pitt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamja tërheqëse së bashku me famën dhe talentin e tij e kanë vendosur aktorin Brad Pitt gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Edhe të dashurat e tij ndër vite nuk janë pak, ato që të gjitha bukuroshe aktore amerikane,  kanë marrë gjithashtu jo pak herë vëmendjen e paparacëve dhe mediave roz. Ja lista e të dashurave të tij rënë në kurthin e paparacëve:

Sinitta, prej vitit 1984-1988 ka qenë e dashura e tij. Me profesion këngëtare dhe shtetësi amerikane, dhe me një buzëqeshje të mrekullueshme ata kanë jetuar lidhjen e tyre për 4 vjet.

Robin Givens, 1986- 1987, provon se bukuroshet me ngjyre mbeten ende në shijen e aktorit. Në këtë rast ata ndajnë një pasion të përbashkët aktrimin. Edhe Robin gjithashtu me shtetësi amerikane.

Christina Applegate, do të jetë partnerja e tij përgjatë vitit pasues, 1989, një tjetër aktore në jetën e tij, këtë herë një bjonde amerikane që do të ndante me të një tjetër lidhje tëpikasur nga paparacët.

Jill Schoelen një tjetër bashkudhëtare me të përgjatë të njëjtit vit, 1989, këtë herë në shijet e tij një aktore brune, sërish me origjinë amerikane.

E.G. Daily kapur nga paparacët sërish në po të njëjtin vit duke qenë një tregues që lidhjet e tij nuk kanë qenë tepër jetëgjata.

Juliette Lewis, aktorja amerikane 45 vjeçare në atë kohë kur u takua me Brad 27 vjeç. Juliette Lewis është ende pjesë e tregut të aktrimit . Lidhja me të do të zgjaste 4 vjet që prej vitit 1989 – 1993. Juliette e mori famën në “ To young to die”.

Genna Davis erdhi në jetën e tij në vitin 1992. Sërish në zgjedhjet e tij shohimk një tjetër aktore.

Thandie Newton, vazhdon radhën e aktoreve të tij të preferuara, të paktën kështu duket nga pamja, pasi edhe këtë herë lidhja e tij nuk do të ishte një nga të gjatat.

Gweneth Paltrow, zgjedhja e radhës për aktorin, bukuroshja bionde e cila vazhdon të jetë një nga emrat e zgjedhur edhe nga shtëpitë e produksionit të kinemasë botërore. Lidhja me aktoren amerikane do të shenjonte 3 vite të jetës së tyre, prej vitit 1994-1997. Në kohën kur u takua me Brad, Gweneth ishte 45 vjeç. Ata u takuan me njëti- tjetrin gjatë xhirimeve të filmit “Se7ven”. Referuar fjalimit të tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” ai e ka quajtur Gweneth “një ëngjëll” dhe gjithashtu “dashurinë e jetës së tij”.Por lidhja e tyre do të përfundonte në vitin 1997, kohë kur ai do të priste për një nga dashuritë më të përfolura të jetës së tij.

Lexo edhe :  Si të lini përshtypje të mirë në takimin e parë me familjen e partnerit

Jennifer Aniston, aktorja e cila do të ishte pjesë e jetës së tij nga viti 1998- 2004 dhe qe u bë e madje ngelet edhe sot një nga çiftet më të dashura të kinemasë botërore me një numër të madh fansash. Pas dy vitesh që ata dilnin me njëri-tjetrin, Jen dhe Brad vendosën unazat në gishtin  e njëri-tjetritduke u fejuar dhe duke përbërë njӕ nga çiftet me më shumë popullaritet. Në 29 Qershor të vitit 2001dashuria e tyre do të mbërrinte në një  shkallë më lartë duke përfunduar në martesë. Për dasmën e tyre u shpenzuan rreth 1 milion dollarë. Në janarin e vitit 2005 do të vinte edhe lajmi i bujshëm për divorcin e tyre., një lajm që tronditi fansat e tyre por edhe botën e show biz-it në tërësi.

E duket se trishtimin nga ndarja me Aniston, Brad do ta kalonte nga dashuria e re që do të hynte në jetën e tij. Emri shumë i lakuar në lidhjen e tyre deri më sot Angelina Jolie. Për shumë kohë u fol për një tradhti të mundshme që ishte midis tyre në kohën kur Brad ishte ende i martuar me Aniston. Mbi këtë hedh dyshime edhe periudha e fillimit të lidhjes së tyre që korrespondon me atë të divorcit me Jennifer Aniston, pra vitin 2004. Në kohën kur ata filluan lidhjen e tyre të zyrtarizuar, Jolie ishte 43 vjeç.

Duket se kjo ishte edhe lidhja më e gjatë e aktorit. Ishte viti 2012 koha kur ata zyrtarizuan fejesën e tyre. Lidhja e tyre zgjati plot 12 vite, duke mbrritur në fundin e saj në vitin 2016. Martesa e tyre u bë më 23 Gusht 2014. Ata kanë 6 fëmijë së bashku, 3 prej të cilëve janë të adoptuar dhe 3 kanë ardhur nga martesa e tyre. Në 19 shtator 2016 Angelina Jolie dha lajmin e tyre ku bëhej me dije se martesa e tyre po shkonte drejtë divorcit. E pas kësaj zërat për një rikthim të mundshëm te Jennifer Aniston nuk kanë pushuar.


Pavarësisht femrave të shumta që hynë edhe dolën nӕ jetën e aktorit të famshëm këto dy të fundit duket se ishin dashuritë më të mëdha të aktorit. Ru.Do/ Fjala.al

 

 

 

Të fundit

VIDEO/ Përplasje e ashpër mes tifozëve të Interit dhe PSG, kaos në një metro në Mynih

PSG dhe Inter sfidojnë njëra tjetrën në Mynih, në finalen e madhe të Champions. Gjatë githë ditës së sotme,...

Garë monumentale, Simon Yates fiton ‘Giro d’Italia’! Kurorëzimi nësër në Romë

Simon Yates është fituesi i 'Giro d'italia' për vitin 2025, me garën që tre etapat e para i nisi nga Shqipëria. Etapa e fundit...

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim teksa punonte. Sipas informacioneve paraprake,...

Këto suplemente ngadalësojnë disi plakjen, tregon studimi

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët” mbrojtës në fund të...

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Meksika po përballet me një moment historik, teksa qytetarët votojnë për të zgjedhur të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor, nga gjykatat lokale deri në...

Lajme të tjera

Web TV