Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia shënojnë marrëveshjen e parë të tregtisë së lirë si komb i pavarur tregtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëria e Bashkuar ka rënë në një mendje me Japoninë për një marrëveshje të tregtisë së lirë.

Kjo është marrëveshja e parë tregtare e Mbretërisë së Bashkuar që pas Brexit.

Qeveria britanike ka thënë se pas kësaj dakordësie, tregtia me Japoninë do të rritet me 15.2 miliardë paund.

Marrëveshja u arrit përmes një video-telefonate midis Sekretarit të Tregtisë Ndërkombëtare Truss dhe ministrit të Jashtëm të Japonisë Motegi Toshimitsu.

“Bizneset në Mbretërinë e Bashkuar do të përfitojnë nga tregtia pa tarifa në 99% të eksporteve nga Japonia”, thuhet në deklaratën e Departamentit për Tregtinë Ndërkombëtare.

“Ky është një moment historik për Mbretërinë e Bashkuar dhe për Japoninë, pasi është marrëveshja e parë tregtare post Brexit.

Ajo që kemi negociuar, në kohë rekord dhe në rrethana sfiduese, shkon përtej çdo marrëveshjeje ekzistuese të BE, pasi siguron fitime të reja për bizneset britanike, në prodhimet tona, ushqimet, pijet dhe industritë e teknologjisë”, ka thënë Truss. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Policia e Beratit angazhon mbi 290 efektivë për ruajtjen e materialeve zgjedhore

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se ka angazhuar gjithsej 293 punonjës policie për ruajtjen e 6 KZAZ-ve dhe...

Gjermania me rregulla të reja, ja si mund të rifitohet shtetësia shqiptare

Enkeleda Olldashi-Heusinger nuk e mori lehtë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Edhe pse jetonte prej vitesh në Gjermani dhe e dinte që...

“Investoni në një Evropë të Lidhur”/Ja data kur do të mbahet Samiti Ekonomik Ndërkombëtar

Një takim që do të mbledhë ndër investitorët më me ndikim në botë, liderë të njohur biznesi, dhe krerë shtetesh do të mbahet në...

BSH: Fitimet e bankave arritën mbi 3.47 mld Lekë

Fitimet e bankave në Shqipëri vijojnë të rriten me ritme të larta, duke reflektuar një situatë të favorshme financiare për sektorin financiar. Sipas të dhënave...

I bëri pritë poshtë shtëpisë, i riu shqiptar plagos oficerin e policisë në Greqi

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pas plagosi me thikë një oficer të policisë pranë shtëpisë së këtij të fundit. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV