Mot i ‘çmendur’ në SHBA/ Shikoni si rrëzohen kamionët nga era -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erërat e forta të uraganit  bënë dëme të mëdha në autostradën e Utah të martën, duke rrëzuar shumë kamione. Kjo gjë i detyroi zyrtarët të kufizonin udhëtimin në autostradë.

Kjo gjë detyroi Guvernatorin Gary Herbert të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën për shkak të erës së fortë.

“45 njësi traktorësh ranë përmbys (një numër rekord për shtetin tonë)”, u shpreh Nënkolonel Spencer Cox në Twitter.

Në një video të kapur nga Patrulla e Autostradës së Utah, shihet një kamion teksa kthehet përmbys pranë një kamioni tjetër.


Shpejtësia e erës arriti kulmin në 99 milje në orë në veri të Salt Lake City, sipas zyrës lokale të Shërbimit të Motit.

Gjithashtu, edhe shumë pemë të larta u rrëzuan mbi linjat e energjisë, duke krijuar kaos në komunitete dhe në rrugë.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Kushteve atmosferike të paqëndrueshme! Ja sa do të jenë temperaturat sot

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në...

Franca do të hedhë nga ajri 40 ton ndihma humanitare në Rripin e Gazës

Franca njoftoi të martën se do të hedhë nga ajri 40 ton ndihma humanitare në Rripin e Gazës duke filluar nga e premtja. “Ne do...

Spanja rrit lejen prindërore të paguar në 19 javë

Qeveria e majtë e Spanjës miratoi të martën një reformë për të zgjatur lejen prindërore të paguar nga 16 në 19 javë për prind,...

1629 – Tërmet në Napoli, katastrofa shkatërrimtare me 10 mijë të vdekur

Më 1629, një tërmet i fuqishëm goditi zonën e Napolit në Italinë jugore, duke shkaktuar vdekjen e afro 10.000 personave dhe duke lënë gjurmë...

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në të gjithë Paqësorin

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, më i forti në rajon në gati 73 vjet, goditi në orët e para të mëngjesit pranë Gadishullit...

Lajme të tjera

Web TV