Operacion ndërkombëtar Itali- Shqipëri/ Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës, arrestohen 12 anëtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion anti-drogë është zhvilluar ditën e sotme mes Shqipërisë dhe Italisë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se është goditur një grup kriminal i trafikut të drogës.

Nga ky operacion janë arrestuar 12 persona, 11 prej të cilëve janë arrestuar në Itali ndërsa një tjetër në qytetin e Fierit.

Gjykata ka dhënë masat për të arrestuarit, ku 7 janë lënë në arrest me burg dhe 5 në arrest shtëpie.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Finalizohet me sukses një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar “Rockerduck” zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit.

Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe në Shqipëri.

Operacioni në Shqipëri është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, i drejtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, me pjesëmarrjen e Interpol Tirana dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier e Vlorë, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë (INTERFORCA).

Sot, në orët e para të mëngjesit në Itali dhe Shqipëri, në kuadër të procedimit penal për shkatërrimin e një grupi kriminal në të cilin ishin të përfshirë shtetas shqiptar, u bë ekzekutimi i urdhër-arresteve për 12 shtetas, nga të cilët 7 me masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe 5 me “Arrest në shtëpi”, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në banesë.

Në Shqipëri, në kuadër të operacionit vihet në pranga një anëtar i këtij grupit kriminal.

Konkretisht, ditën e sotme, në Fier, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. H., 27 vjeç, banues në Bishan, Fier, bazuar në urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Lexo edhe :  Ministrja Manastirliu uron mësuesit: Mirënjohje për përkushtimin ndaj fëmijëve tanë!

Shtetasi, R. H., i arrestuar ditën e sotme në Fier, në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal, kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë. Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.

Ndërsa në Itali, në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë ekzekutimi i 11 urdhër-arresteve për shtetas rezident në Itali, ndërsa për një tjetër është bërë shpallja në kërkim pasi nuk është gjetur në banesë.

Vijon puna e përbashkët për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal dhe për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Edhe në këtë operacion ndërkombëtar të radhës, Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm, besueshmëri dhe vendosmëri për të luftuar me forcën e ligjit, në bashkëpunim me partnerët, krimin e organizuar dhe terrorizimin.

re.gu/fjala.al

Të fundit

Kush ishte Andis Harasani, ish-drejtori i Fatos Nanos që mori dy mandate në Kuvend

Andis Harasani ishte një nga drejtorët kryesorë të Fatos Nanos në vitin 2005 që iu fut politikës përmes kandidimit...

LAJMI I FUNDIT/ Paraqitet në Gjykatën e Posaçme Ajola Xoxa

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Vijon…  /    S.M

“Ne jemi garancia”, Rama: Derisa të futemi në BE, ka shumë rëndësi se kush qeveris

“Gjithë kjo lëkundje e madje tektonike në një botë ku është hapur shtegu për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe ku është vënë në...

Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’

Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin...

Rama u vë kusht shqiptarëve: Unë ju çoj në BE, Berisha shkrin SPAK-un po fitoi

Pas dy ditëve mbledhje me ministrat dhe socialistët, kryeministri Edi Rama ka mbledhur  deputetët mëngjesin e sotëm pak përpara nisjes së Parlamentit. Në këtë takim...

Lajme të tjera

Web TV