“Dita më e lumtur e jetës”/ E puth fort, Sabri Fejzullahu merr pasaportën shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Kjo ka ndodhur me miratimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Fejzullahu u paraqit dje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërkohë që pasi ka marrë në dorë pasaportën, ka dalë që andej si shtetas i Republikës së Shqipërisë duke e puthur dhe shtrënguar fort.

Tejet i emocionuar dhe i pushtuar nga lotët, ai pasi ka falenderuar punonjësit e policisë që e kanë shoqëruar në dalje prej drejtorisë së policisë së Tiranës, është dëgjuar të thotë:

“E falenderoj me shpirt Presidentin e Republikës së Shqipërisë zotin Ilir Meta, që më nderoi e më bëri të jetoj ditën më e lumtur të jetës time!”

Postimi i Sabri Fejzullahut

I dashur President Meta, Jam i nderuar me dékretin tuaj për shtetësinë Shqiptare. Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim nji jetë të tërë ne rriten dhe lartësimin e zerim dhe kulturës Shqiptare kudo nëpër botë.

I dashur President, unë sot me pasaportën Shqiptare nuk Jam më shumë shqiptar se që isha që nga dita kur linda. Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë, Kosovës, asaj Shqipërisë gjeografike të cilës ju i shërbyet me guxim dhe nder i dashur President.

Të faleminderit shumë! Ndjehem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV