“Kam miq në Polici”/ E mitura në Pogradec bashkëpunoi me vajzën e përdhunuesit

Janë zbuluar detaje të reja tronditëse nga ngjarja e Pogradecit, ku një 46 vjeçar abuzonte me një vajzë 13-vjeçare.

Sipas informacioneve, shtysë për denoncimin është bërë një bisedë mes vajzës së 46-vjeçarit dhe të abuzuarës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se ka rreth 1 vit që 46 vjeçari e ngacmonte vajzën, por gjithcka ka ndodhur ditën e Bajramit, kur B.B ka kryer marrëdhënie me të miturën.

Vajza nuk ka dashur të kryente marrëdhënie me 46-vjeçarin por në mënyrë të vazhdueshme ai e ka dhunuar dhe ka abuzuar me të. Në ballkonin e shtëpisë së tij, ai e ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie deri në orën 4 të mëngjesit, ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e nesërme. Fjalët e tij pas kësaj ngjarje kanë qënë kërcënuese për vajzën duke i thënë se askush nuk do ta besonte edhe po ta denonconte në polici:- “Kam një prej drejtuesve kryesor në polici timin dhe askush nuk do të pranojë ty një denoncim”.

Ka qënë vajza e 46 vjeçarit ajo që ka zbuluar mardhëniën e shoqes së saj me babain e cila ja ka bërë të ditur shoqes së saj në mënyrë që kjo e fundit të hiqte dorë prej tij.

-(Vajza e 46 vjecarit) Hiq dorë nga marrëdhënia me babain tim.

-(E abuzuara)Unë nuk mundëm, më ndihmo dhe nuk do ta denoncoj në polici

-(Vajza e 46 vjecarit) Unë nuk i them dot gjë babait, ai është shumë i dhunshëm me mua dhe nënën, thuaja ti.

-(e abuzuara) Nuk mundem

Të dyja kanë dalë nga shtëpia dhe kanë marrë operativin e zonës për tu takuar.

Vajza e abuzuar, ka bërë denoncimin në komisariat bashkë me nënën e vetë dhe një psikologe.

Lexo edhe :  “Askush të mos guxojë të na bllokojë”, Rama batuta në Bruksel: Kemi në krah vikingët

Sipas burimeve nga grupi hetimor, terreni po përgatitej për ta trafikuar.

Ndërkohë nga grupi i hetimit bëhet me dije se po hetohet edhe një tjetër rast, pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe me një tjetër viktimë.

Pa.Va/Fjala.al