Kur Enver Hoxha i dërgonte një letër kryetarit të partisë komuniste franceze pas atentatit “fashist” në qytetin Auch

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurenc Bebja, Francë – 12 Shtator 2020

Gazeta pro komuniste “L’Humanité” ka botuar, të shtunën e 21 tetorit 1950, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me letrën e Enver Hoxhës dërguar kryetarit të partisë komuniste franceze pas një atentati që ky i fundit kishte pësuar asokohe në qytetin francez të Auch-it.

Pas atentatit fashist në Auch

Një letër nga Enver Hoxha (sekretar i përgjithshëm i Partisë së Punës së Shqipërisë) për Jacques Duclos

Shoku ynë Jacques Duclos mori, pas atentatit fashist në Auch (qytet në jug-perëndim të Francës), nga i cili mund të kishte humbur jetën, letrën e mëposhtme nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Punës së Shqipërisë :

“Atentati i poshtër për t’i marrë jetën shokut Jacques Duclos i përgatitur nga imperialistët gjakatarë ka zemëruar thellësisht Partinë e Punës dhe masat punëtore të Shqipërisë.

Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë i shpreh Komitetit Qendror të Partisë Komuniste franceze urimet më të sinqerta të punëtorëve të Shqipërisë për jetën e shpëtuar të shokut Jacques Duclos.

Kriminelët imperialistë bënë përpjekje për t’i marrë jetën shokut Duclos sepse ai është një nga aktivistët kryesorë në udhëheqjen e Partisë Komuniste franceze, i cili lufton me vendosmëri për mbrojtjen e paqes, të demokracisë dhe të pavarësisë, dhe drejton klasën punëtore të Francës dhe të gjithë popullin francez në rrugën e miqësisë së pathyeshme me Bashkimin Sovjetik, mbrojtësin e lavdishëm të Paqes dhe Demokracisë në botë.

Partia e Punës së Shqipërisë i uron motrës së saj Partisë Komuniste franceze gjithnjë fitore në luftën e saj për pavarësinë e Francës, për fitoren e demokracisë dhe mbrojtjes së paqes në botë.”

Burimi Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Të fundit

Në Iran, sulmi i Izraelit ka shkatërruar çdo besim tek Perëndimi

Hossein Hamdieh Një armëpushim i brishtë i ka dhënë një ndalesë zhurmave tashmë të njohura të shpërthimeve mbi Teheran. Kam...

Përmbytjet në Texas, shkon në 50 numri i viktimave

Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Texas, konfirmuan autoritetet, me disa fëmijë ende të...

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell sezoni i verës, duke theksuar...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Lajme të tjera

Web TV