Hapi tjetër i madh në teknologji janë syzet inteligjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardhja e telefonit inteligjent ka ndryshuar sjelljen njerëzore. Por a do të jenë syzet inteligjente zhvillimi tjetër i madh në botën e teknologjisë? Kompania Google ishte e para që prezantoi syzet inteligjente më shumë se gjashtë vite më parë. Por ai produkt nga Google nuk gjeti shumë mbështetje.

Aktualisht, shumë kompani të vogla dhe të mëdha në shumë vende të botës ende po punojnë për ndërtimin e syzeve inteligjente, përfshi kompaninë Facebook. Po ashtu ka njoftime se edhe kompania Apple po punon në këtë drejtim. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee sjell më shumë hollësi mbi tregun aktual dhe aplikacionet e larmishme që ofrojnë syzet inteligjente.

Fillimisht doli tastiera dhe pastaj ekrani me prekje. Disa kompani thonë se syzet inteligjente, në dukje të zakonshme, do të jenë hapi tjetër teknologjik, edhe pse kjo nuk fuknsionoi për kompaninë Google. Liz Goodno është me kompaninë “Snap Inc.”

“Në të ardhmen, nuk do të kufizohemi vetëm tek telefonat inteligjentë kur flitet për botën përreth, ndaj ky është investimi i hershëm për të ardhmen.”

Kompania Snap me qendër në Shtetet e Bashkuara po investon për syzet e diellit të quajtura “Spectacles 3”. Varianti tre është më i përparuar se të mëparshmit. Syzet kanë dy kamera. Këndi i syzeve ndizet kur regjistron video dhe mundëson përdoruesin të shtojë objekte 3D në video, siç janë lulet në këtë rast. Përdoruesit mund të filmojnë deri në një minutë video.

Në një mënyrë krejt ndryshe, AMglass e kompanisë Pacific Future me qendër në Hong Kong, mundëson vizitorët nëpër parqe që të kenë një eksepriencë të veçantë falë realitetit të shtuar. Gjatë prezantimit të syzeve inteligjente në kohën e Halloween-it, ky park u bë edhe më i frikshëm. Kien Lee është themelues i kompanisë Pacific Future.

“Fantazmat janë kudo, të përzjera me ndërtesat e vërteta.”

Syzet përdoren në parqe në Kinë dhe Malajzi dhe kanë një procesor brenda. Syzet janë të krijuara për moshat nga 12 vjeç e lart si rezultat i peshës së tyre.

Syzet e sigurisë me realitet të shtuar nga kompania Goolton me bazë në Pekin mund të përdoren nga polcia për të identifikuar të dyshuarit. Sarah Zheng është me kompaninë Goolton.

“Policia mund të skanojë një turmë njerëzish për të gjetur një të kërkuar në bazë të një liste.”

Syzet e pajisura me programe për njohjen e fytyrës,mund të dërgojnë foto ose video, që mund të ndahen me zyrtarët e sigurisë për analiza. Sigurisht që ka shqetësime për privacinë për çdo pajisje me kamera, një prej arsyeve që konsumatorët hodhën poshtë syzet nga kompania Google.

Megjithatë, gara vazhdon mes kompanive të vogla apo të mëdha që të tjetërsojnë syzet e rregullta në pajisje inteligjente. /voa/

Të fundit

Si u shmang nisja e luftës së tretë botërore në Kosovë

Hyrja e befasishme e rusëve në Prishtinë e më pas vendosja e tyre në Aeroportin e Prishtinës ishte një...

Kryeparlamentarja e Bullgarisë mbështet Shqipërinë: Jeni kampionë

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Drejtuesen e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është shprehur...

Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela Carrà

Dua Lipa mahnit italianët me një koncert spektakolar në Milano. Në një spektakël që zgjati mbi një orë e gjysmë, ajo arriti të përziejë...

Gazetarja goditet me plumb gome gjatë protestës në Los Anxhelos (VIDEO)

Gazetarja australiane Lauren Tomasi u godit nga një plumb gome ndërsa po raportonte mbi një protestë kundër bastisjeve të imigracionit në Los Anxhelos. “Pas orësh...

Mediat e huaja/ Në Berat, ku ëndrra për pushime ideale shndërrohet në realitet

Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër të Beratit të duket sikur je katapultuar pas në kohë, shkruan prestigjiozja ”Vanity Fair”. ”Ky qytet, një...

Lajme të tjera

Web TV