Lushnjë/ Plagoset me armë zjarri një 31-vjeçar, në kërkim autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një plagosje me armë zjarri është shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fier-Shegan, ndërsa bëhet me dije se i plagosur ka mbetur një shtetas 31-vjeç.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se po punohet për identifikimin e dy autorëve që besohet se kanë plagosur të riun.

Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, por ende rrethanat janë të paqarta.

Janë ngritur edhe pika kontrolli në akset rrugore, pasi dyshohet se autorët mund të jenë larguar me automjet.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Në fshatin Fiershegan, Lushnjë, dyshohet se pas një konflikti tw çastit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV