Dielli – ilaçi natyral që mban larg sëmundjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dielli dhe rrezet e tij janë një ilaç natyral për shëndetin tonë dhe mirëqënien. Ja disa përfitime që kanë rrezet e diellit te ne:

Për kockat: të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është vitamina D. Është e qartë se për të përfituar më mirë rrezet e diellit, lëkura duhet të jetë e zhveshur, prandaj ne vishemi hollë mënyrë që të ekspozojë sa më shumë lëkurë të jetë e mundur në dritë. Ndër efektet më të rëndësishme që ofron helioterapia në lëkurë, është transformimi i vitaminës D në formën aktive (D3) që është kryesore për shëndetin e lëkurën tonë. Përveç luftimit të osteoporozës, aktivizimi i vitaminës D në komponentin e tij aktiv është thelbësor për trajtimin e reaktizmit të shkaktuara nga mungesa e kësaj vitamine.

Mban larg sëmundjet: koha e mirë me diell na ofron mundësinë të zbavitemi pas një ditë pune, duke bërë një shëtitje në ajër të pastër e cila ul nivelin e stresit dhe rrit prodhimin e serotoninës. Jo vetëm që sistemi imunitar bëhet më i fortë, por përmirëson dhe humorin tonë. Ditët me diell gjithashtu na japin motiv për t’u larguar nga jeta sedentare duke u bërë aktiv për të dalë për një ecje e cila përmirëson qarkullimin e gjakut e gjithashtu na ndihmon të humbim peshë.

Nxit humorin e mirë: nxehtësia nxit ndjesi të këndshme dhe kujtime pozitive. Le të përqendrohemi në rrahjen e zemrës dhe frymëmarrjen tonë. Marrja e një momenti për t’u ulur në një stol dhe për të parë botën rreth jush bëhet një meditim i vogël ditor. Mendja zgjohet dhe kreativiteti rritet, sepse papritmas krijohet një hapësirë për të perceptuar një ndjenjë të thellë të paqes dhe mirëqenies nën rrezet e ngrohta të diellit. Dita e bukur dhe e nxehtë rizbulon brenda nesh kënaqësinë e të qëndruar në paqe dhe qetësi.

Të fundit

Misteri Kuban: Armë sekrete apo histeri masive?

Gjashtë muaj hetimesh ishin të kota: nuk ka asnjë shpjegim për shqetësimet që goditën diplomatët amerikanë të vendosur në...

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar “Vendimi nr.249,...

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

Lajme të tjera

Web TV