Dita e parë e shkollës/ Sa janë respektuar masat anti-Covid?

Nxënësit u rikthyen sot në bankat e shkollës, ndërkohë në ditën e parë, u duk se prindërit dështuan në respektimin e distancimit social.

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë një sërë udhëzimesh e rregullash për t’u respektuar në ambientet e shkollave.

A mendoni se janë respektuar masat anti-covid, në ambientet shkollore?

Ditën e sotme, pozitivë me koronavirus u konfirmuan një mësuese dhe sekretarja e një gjimnazi në Tepelenë, e po ashtu, 5 mësues rezultuan me COVID në shkollën “Luigj Gurakuqi”.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, 10 mësues të infektuar u regjistruan në shkollën “Jeronim De Rada” në Tiranë.