“Është një hap i rëndësishëm”, Balla falenderon Netanjahun për njohjen e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Izraelit në Tiranë. Në përfundim të takimit Balla vuri theksin tek bashkëpunimi mes dy vendeve ndërsa falënderoi kryeministrin Netanjahu për njohjen e Kosovës.

“Dua të konstatoj me krenari një nivel të mirë bashkëpunimi mes dy parlamenteve tona dhe konkretizimin e këtyre marrëdhënieve të mira që kemi pasur në aspektin ekonomik. Ku konstatojmë një interes në rritje të investitorëve izraelitë. Kemi konstatuar së fundmi një nivel të mirë bashkëpunimi në fushën universitare

Gjej rastin të falënderoj kryeministrin Netanjahun dhe shtetin e Izraelit për njohjen e Kosovës. Është një hap i rëndësishëm po të kemi parasysh peshën që ka Izraeli.

Kuvendi me iniciativën time dhe koleges Gjylameti ka ndërmarrë një iniciativë për të organizuar përmes komunikimit virtual për një çështje me rëndësi siç eshtre antisemitizmi. Lidhur me antisemitizmin qasja duhet të jetë e përbashkët”, tha Balla.

Nga ana e tij, ambasadori i Izraelit tha se në qendër të diskutimeve ishte turizmi dhe investimet izraelite në Shqipëri.

“Ne folëm për bashkëpunimin mes parlamenteve, por jo vetëm. Folëm edhe për turizmin. Duam ta mbulojmë turizmin, 2020 u vizitua nga izraelitet. Ne duam të sjellim persona të rëndësishëm që të vizitojnë këtë vend.

Ne duam të sjellim edhe investitorë në shërbime, turizëm dhe në pjesën e bujqësisë. Kjo vjen si pasojë e një qëndrimi unik që ka populli shqiptar ndaj popullit të izraelit që ne e vlerësojmë shumë”, u shpreh ambasadori./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Trump kërkon takim me Putin javën e ardhshme

I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim shumë produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. Është arritur përparim i madh!”. Ky ishte...

Real Madrid ‘prenoton’ 3 transferime për vitin tjetër! Kushtojnë… 0 euro

Florentino Perez ka identifikuar 3 emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohen Real Madridit verën e vitit ardhshëm, falas. I pari dihet që është...

Lajme të tjera

Web TV