Gashi me koncert madhështor në Shqipëri: Sado lart të ngjitem s’i harroj rrënjët e mia, jam shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari shqiptar me famë botërore, Gashi, ka treguar se shumë shpejt do të vijë në Shqipëri. Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re”, në Ora News, Gashi tregoi se nuk i ka harruar rrënjët e tij shqiptare dhe se shumë shpejt do të jetë në Tiranë, me një koncert madhështor.

Gashi shtoi më tej se si prindërit e tij, babai nga Drenica dhe mamaja nga Mitrovica u njohën bashkë në një spital në Libi për të kurorëzuar më pas dashurinë e tyre në martesë në vitin 1984.

“Babin e kam prej Denicës, mamin prej Mitrovicës. Mamaja ime ishte pjesë e një programi për infermiere dhe dhe ajo pati një mundësi më të mirë për Libi më pas takoi babin tim në spital dhe u martuan në 1984, i cili është edhe titulli i albumit tim. Më pas ata shkuan në Tripoli pasi kishin një mundësi më të mirë dhe donin më të mirën për mua, motrën dhe vëllain tim.

Albumi mban këtë titull për shkak të përvjetorit të martesës së prindërve. 1984 ishte sepse të gjitha gjërat që dashuroj, filmat, muzika, prindërit e mi u martuan në 1984. Michael Jordan u përzgjodh në 1984, kompjuteri i parë MAC 1984, shumë gjëra kanë ndodhur në këtë vit dhe ka qenë e mrekullueshme,”- tha këngëtari ndër të tjera.

Në fëmijërinë time mbaj mend që kam udhëtuar shumë. Mbaj mend që gjithmonë kam pasur anëtarë të familjes në shtete të ndryshme. Kam jetuar në Zvicër, në Austri, në Gjermani, kam lindur në Libi, kam jetuar në Tunizi, Egjipt, Itali kam jetuar në shumë vënde. Babi dhe mamaja ime mundoheshin të gjenin një rrugë për të udhëtuar në Amerikë, ne gjetëm një mënyrë dhe kështu ne u shpërngulëm në Brooklyn dhe kujtimi më i mirë ishte të vija në Amerikë dhe të dëgjoja muzikë të re dhe të njihesha me muzikë të re kjo më bëri që të doja të bëhesha një muzikant,”- u shpreh këngëtari.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për fundjavën

Paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe për fundjavën. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime...

Merrni kohë për veten tuaj…çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën në fillim të marsit do të përjetoni një fundjavë veçanërisht reflektuese. Emocionet do të jenë...

Termi Ilir/ E panjohura, gjurmë të etnonimit “Albani” nëpër shekuj

ILIR CENOLLARI/ 1. Etnonimi Albani shfaqet në shekullin e II të erës sonë (Ptolemeu i Aleksandrisë) ndërsa nga shekulli XI dhe në vazhdim përdoret rregullisht...

Angelina Jolie e ka të vështirë t’u besojë meshkujve pas përvojës me Brad Pitt

Divorci i Angelina Jolie nga Brad Pitt mund të ketë përfunduar, por aktorja e njohur nuk ka ndërmend të hyjë në një lidhje të...

Ish-mesfushori i Juventusit ndërron jetë në moshën 32-vjeçare

Në gusht 2014 ai nënshkroi për Juventusin, por u huazua menjëherë te Granada përpara se të transferohej te Cadiz. Mesfushori Nico Hidalgo është ndarë nga jeta në...

Lajme të tjera

Web TV