KLGJ vendos sot pezullimin e gjyqtares Mimoza Margjeka

Sot në orën 14:00 Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet për të diskutuar për pezullimin nga puna të gjyqtares Mimoza Margjeka.

Gjyqtarja Margjeka ndodhet në arrest shtëpie dhe mbi të rëndon akuza e korrupsionit.

Nga përgjimet e SPAK doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.

Shoqërimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Është e turpshme. Si ma bëjnë mua këtë gjë, po populli? Po jo s’bën shteti kështu. Është antiligjore”, është shprehur gjyqtarja.

Rendi i ditës së KLGJ

Shqyrtimi i projektrregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Disiplinor dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, në një procedurë disiplinore”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.

Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së përshpejtuar të detyruar të vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për gjyqtarët që kanë plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë” i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

Shqyrtimi i projektvendimit “Për pezullimin nga detyra të magjistrates Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, caktuar në skemën e delegimit në Gjykatën e Apelit Korçë”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor./Jo.Be/Fjala.al