Pas politikës për të cilën Topalli ka shumë kritika ish-deputetja e PD ka një moment që ia hedh poshtë të gjitha. Është nipi i saj, djali i vajzës që për Topallin është sikur lind dielli. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Topalli zbuloi atë pjesë për të cilën ajo lumturohet dhe dorëzohet.
Të qenit gjyshe është gjëja më e bukur që njeriu mund të përjetojë. Nëse fëmija është një dashuri e madhe, nipi është një adhurim. Ndaj të thashë që unë kam qenë e privilegjuar në jetë. Fëmijët i kam mirë me shëndet, nuk më kanë krijuar shqetësime, nuk më kanë lënë ndonjë natë pa fjetur. A ka gjë më të bukur? I them Zotit faleminderit 1 mijë herë. Zoti i rregullon ndonjëherë punët me dorën e vet. Unë kam dhe në shtëpi nënën që është e sëmurë dhe këto vite që unë kam qenë larg parlamentit kam pasur mundësinë të kujdesem për nënën por edhe ndihmoj vajzën time për të rritur fëmijën e vogël. /Fjala.al/Ke.Ba