Topalli për karikaturën e Bujar Kapexhiut: E ka bërë sipas atyre që e paguajnë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga karikaturat e fundit të Bujar Kapexhiut ka qenë ajo që paraqet zonjën Topalli me një portret të Ramës në krah dhe duke përqeshur liderët e Partisë Demokratike etj. Por cili është komenti i zonjës Topalli për këtë karikaturë. E pyetur në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Topalli tha se ka qeshur shumë kur  e ka parë dhe se Kapexhiu e ka bërë sipas atyre që e kanë paguar.

 -E keni parë karikaturën që ju ka bërë Bujar Kapexhiu?

-Po e kam parë. Është hera e parë që kam qeshur. Ashtu i pëlqen atij që e paguan zotin Kapexhiu, fatkeqësisht. Për të justifikuar veten dhe të gjitha dështimet e tyre.

-Ju mendoni se nuk ka qenë ideja e Bujar Kapexhiut?

-Ndoshta dhe e mendon ashtu. Do i thoja e keni gabim. Nuk ka vetëm dy mundësi për të zgjedhur. Mund të ketë një mundësi të tretë, jemi tre milion shqiptarë nuk kemi pse peng i tre personave. /Fjala.al/Ke.Ba

 

 

 

Të fundit

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Aktivizohet një vatër zjarri në Gjirokastër

Një vatër zjarri është aktivizuar rishtazi në njësinë administrative Cepo të Gjirokastrës mes fshatrave Picar dhe Humelicë. Në vendngjarje aktualisht kanë mbërritur të gjithë efektivët...

Zelensky: Jemi në kontakt me SHBA, mund të arrihet një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këshilltarët e sigurisë nga Ukraina dhe partnerët e saj zhvilluan një bisedë dje, e cila do të vazhdojë...

Lajme të tjera

Web TV