Veprime të vogla për një vit shkollor të suksesshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lira Gjika

Fëmijët, që do të fillojnë klasën e  parë, sot kanë blerë tufat e luleve që do tu dërgojnë mësueseve të tyre. Kjo është një traditë që tashmë i ka kaluar të gjashtëdhjetë vjetët, por unë do tu lutesha mësueseve që edhe ato të përpiqen të bëjnë diçka të tillë me nxënësit.

Mund tu dhurojnë një laps me ngjyra apo një gomë fshirëse, pra gjëra të vogla që e bëjnë fëmijën të ndihet mirë dhe i sigurt, pasi edhe mësuesja ka menduar për të. Kjo ide më lindi nga tregimi i një mikes time, që jeton në Gjermani, në një qytet të vogël, që quhet Mittweida.

Djali i saj, kur kishte filluar shkollën nuk  kishte dërguar lule zyshës, por zysha i kishte dhuruar çdo fëmije të klasës, diçka simbolike. Mu duk një veprim shumë domethënës dhe qytetar, që mësuesit aplikonin në pritjen e fëmijëve.

Ky tregim u bë shkak të mendoja, që ne mund ta pasurojmë traditën tonë, që ashtu si fëmijët i dhurojnë lule mësueses edhe ajo tu dhuron diçka të vogël e të vlefshme për mësimin.

Ky veprim i mësueses është shumë i rëndësishëm për nxënësin, i cili ka nevojë të jetë i njohur dhe i mirëpritur nga mësuesja e tij. I uroj gjithë nxënësve dhe mësuesve vit të mbarë mësimor edhe pse kohët janë shumë të vështira. Me disa veprime të vogla ky vit shkollor mund të realizohet me sukses.

Të fundit

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh...

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të Ukrainës", sipas një grupi kryesor...

Diaspora, përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe

Numërimi i votave të diasporës për subjektet ka përfunduar në 11 qarqe, ndërsa vijon vetëm në Korçë. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të...

I ftohtë, strateg, i uritur: Hansi Flick mbylli sezon fenomenal te Barcelona

Në rininë e tij ka qenë edhe futbollist, por mbahet mend shumë pak. Hansi Flik padyshim mund të tregojë shumë më tepër sesa një...

Kërcënoi kandidaten e PS në Lezhë, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Është arrestuar ditën e sotme në Lezhë 27-vjeçari Xhejson Seferaj, i cili akuzohet se është një nga personat që kanë kërcënuar babain e kandidates...

Lajme të tjera

Web TV