Artisti i Popullit Reshat Arbana feston sot ditëlindjen/Fjala.al sjell 10 rolet më të rëndësishme në 80 vite jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshat Arbana ka lindur më 15 shtator të vitit1940 në Tiranë. Ai është një aktori madh  i kinemasë dhe skenës shqiptare.

Reshat Arbana ka interpretuar rreth 35 personazhe në filma dhe teatër.

Roli i parë i Arbanës ishte në 1963. Pasi mbaroi studimet në shkollën e aktrimit Aleksandër Mojsiu, pranë Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, në 1968 Arbana filloi të punonte në Radio Tirana.

Nga 1977 deri në kohën e daljes në pension, ai punoi si aktor në Teatrin Kombëtar.

Arbana është dalluar për interpretimin e tij mjeshtëror të roleve të tij.

Për meritat e tij në aktrim ai ka fituar çmimin Artist i Popullit.

Ndër rolet më të spikatura në film janë: Samiu tek “Fije që priten” 1976

Prefekti tek “Gjeneral gramafoni” 1978

Bimbashi tek “Liri a vdekje” 1979

Isa Boletini tek “Nëntori i dytë” 1982

Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” 1983

Adnani tek “Hije që mbeten pas” 1985

Aliu tek “Binarët”1987

Kuke Memini tek “Balada e Kurbinit” 1990

Për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes në këmbë”1984

dhe Kryetarit të Këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” 1986

Aktori i mirënjohur ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të paçmueshme  kulturën kombëtare.” Ru. Do/ Fjala. al

 

 

 

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV