Gazetari i njohur shqiptar nderohet nga bashkia e Bronx-it

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Bashkia e Bronx-it dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan nderuan gazetarin Beqir Sina për punën e tij njëzetvjeçare në fushën e gazetarisë në shërbim të komunitetit në gjuhën shqipe.

Beqir Sina, është gazetari me i palodhur, me i dashur dhe me i respektuar ne komunitetin Shqiptar ne Amerike, Nju Jork.

Diplomuar ne Gazetari dhe Shkenca Kompjuterike ne Kolegjin New York Tech në Brooklyn, ai është bashkëpunëtor i rregullt i Gazetës Bota Sot dhe i shumë mediave në Shqipëri e Kosovë.

Ka shkruar mbi 3 mijë shkrime, ka bërë dhjetëra intervista, dhe ka fotografuar presidentë, kryeministra, senatore dhe kongresmene amerikanë, artistë, lider të komunitetit, personalitete te shou – biznesit dhe te fushave te ndryshme.

Beqir Sina lindi dhe u rrit ne internim e kaloi 30 vjet në kampin famëkeq, ne Saver te Lushnjës. Pas rënies se totalitarizmit ai u largua nga Shqipëria dhe nga viti 1992 jeton e punon ne New York.

Nga viti 1992 deri ne vitin 1994 ai punon si redactor ne radion “Zeri i Kombit”, te themeluar nga i ati, Rasim Sina, aktivist i çështjes kombëtare. Nga 1998 deri ne vitin 2003 është korrespondent i rregullt i Radio Kontakt në Tiranë. Qe prej vitit 2003 punon si korrespondent me axhensinë e lajmve Illyria News Agency INA dhe me gazetën Bota Sot, me gazetën Illyria dhe televizionet e komunitetit shqiptar ne Amerike.

Është anëtarë i shoqatës se gazetareve amerikan ( freelance ) dhe është i akredituar si gazetar pranë Organizatë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Eventi i mbajtur për të festuar përvjetorin 102th e pavarësisë së Shqipërisë, u bashkë-organizua me avokatin e njohur Stephen Kaufman, Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro–Amerikane – Bijat e bijtë e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, themeluar e drejtuar nga Z. Esad Rizai.

Lexo edhe :  Ngjarje makabre/ Tre fëmijë të mitur gjenden të vdekur brenda në shtëpi, nëna e tyre arrestohet si autore e dyshuar

Gjithashtu edhe me Z. Ruben Diaz Jr, Bronx Borough President, Gale A. Brewer Manhattan Borough President, Mark Gjonaj dhe Ritchie Torres, Anëtar i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut – demokrat – i Qarkut 15 në Bronx- të cilët ftuan përzemërsisht të gjithë komunitetin e Bronxit, për të festuar së bashku ditën “102 Vjetori – i Pavarësisë së Shqipërisë në Bronx” të shtunën më 22 nëntor 2014.

“Shqiptaro-Amerikanët në New York City, janë pjesë të rëndësishme veprimtarive multi-kulturore të shoqërisë, duke rritur familjet e tyre me traditat shqiptare, duke i shërbyer komunitetit të tyre, dhe shqiptarët janë një komunitet që përpiqet për të bërë jetën e tyre, më të begatë dhe janë shumë krenarë për vendin e tyre,” tha z Ruben Diaz Jr, andaj sot, unë bashkohem me avokatin e njohur Stephen Kaufman dhe Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane – Bijat e bijtë e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara – për të nderuar heroin shqiptar Azem Bejta, Prek Cali, Riz Zymer Muriqi, Agim Ramadani, Bekim Berisha si dhe gazetarin Beqir Sina për të nderuar punën e tij njëzetvjeçare në fushën e gazetarisë në shërbim të komunitetit Shqiptar.”/klarabudapost

Të fundit

Presidenti i FSHF-së, Duka, letër publike përpara Asamblesë së KOKSH

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e krijuar në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar...

Një raketë e vërtetë/ Mediat zviceriane jehonë super golit të futbollistit shqiptar (VIDEO)

Kastriot Imeri është treguar vendimtar në fitoren e Servettes në transfertë ndaj Zurich. Skuadra e lojtarit shqiptar po fitonin 2-0, por kundërshtarët i vunë ata...

NATO, kërkesë zyrtare Shqipërisë: Vaksinimi i Ushtrisë të bëhet vetëm me Pfizer!

Ndërsa procesi i vaksinimit po vazhdon në Shqipëri, NATO u ka dërguar një kërkesë autoriteteve shqiptare dhe Forcave të Armatosura, duke kërkuar që vetëm vaksina...

“Jam njohur me bashkëshortin që në moshën 15 vjeçe”, ish-ministrja Klajda Gjosha rrëfen historinë e dashurisë

Historitë e bukura të dashurisë janë shumë frymëzuese për të gjithë. E tillë është edhe historia e Klajda Gjoshës. Është njohur me bashkëshortin në...

Trafikanti i drogës ekzekuton policin në SHBA, publikohen pamjet

Një trafikant droge qëlloi për vdekje një oficer policie në Nju Meksiko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ishte ndaluar për kontroll. Polici, i...

Lajme të tjera

Web TV