Mjekun e zë gjumi në sallën e operacionit, ja shkaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personi në foto është një kirurg kinez të cilin e kishte zënë gjumi në sallën e operacionit.

Emri i tij është Shan Bjing, ai brenda kësaj dite i kishte bërë gjashtë ndërhyrje kirurgjikale pa ndërprerë duke i kaluar mbi 20 orë në sallën e operacionit, në spitalin në të cilin edhe punon në regjionin e Kuitshusë në juglindje të Kinës.

Pasi i kishte kryer me sukses pesë ndërhyrje kirurgjike, duke u përgatitur për të shkuar në shtëpi, u dëgjua alarmi i ndihmës së shpejtë e cila kishte sjellë me vete një njeri i cili e kishte humbur krahun e tij në makinën e prerjes së mishit.

Shpejt Shan Bjing veshi mantelin e gjelbërt për tu kthyer sërish në sallën e operimit, ndërhyrje e cila zgjati jo më pak se 8 orë, në përpjekje për t’ia kthyer pacientit krahun e tij.

Pasi e kreu operimin, ai u ul pranë pacientit të tij duke ia mbajtur krahun e tij lart që t’i mundësohet qarkullimi i gjakut në të dhe për të evituar ndonjë lëndim të mundshëm!

Rraskapitja e tepërt e bëri mjekun që ta kaploj gjumi në sallë, e kolegët e tij e kishin shfrytëzuar këtë rast për ta fotografuar atë. Ru. Do/ Fjala. al

 

Të fundit

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën...

Mblidhet kabineti, Netanjahu: Do ia dorëzojmë Gazën forcave arabe

Kabineti Politik dhe i Sigurisë në Izrael është mbledhur aktualisht në zyrën e kryeministrit në Jerusalem për të diskutuar planin e pushtimit të Gazës. Benjamin...

Zelensky mbledh liderët e ushtrisë: Goditje të thella brenda Rusisë

Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim intensiv me udhëheqjen ushtarake dhe përfaqësuesit e forcave të sigurisë së Ukrainës, ku është diskutuar planifikimi dhe prioritizimi i...

Lajme të tjera

Web TV