Navalny: Kam qenë në gjendje të marrë frymë vetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Navalny është duke u mjekuar në një spital të Berlinit, pas helmimit me agjent nervor.

“Ende nuk mund të bëj asgjë, por dje kam qenë në gjendje të marrë frymë vetë, gjatë gjithë ditës”, ka pohuar  Navalny.

“Në përgjithësi ndjehem vetvetja. Nuk kam përdorur ndonjë ndihmë të jashtme, madje as ndihmën më të thjeshtë në fytin tim”, tha Navalny, i cili publikoi edhe një fotografi ku shihet i ulur në shtrat.

Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht.

Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij.

Ekspertët gjermanë thonë se kritiku i Kremlinit është helmuar me agjentin nervor Noviçok.

Të hënën, Gjermania tha se edhe dy laboratorë të pavarur – njëri në Suedi, tjetri në Francë – kanë konfirmuar se Navalny është helmuar me Noviçok.

Autoritetet ruse, megjithatë, kanë refuzuar të nisin hetime, duke thënë se nuk ka prova të fuqishme për helmim.

Më 9 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ka shumë mundësi që helmimi është urdhëruar nga zyrtarë të lartë në Moskë.

Ekipi i Navalnyt, të afërmit e tij dhe të tjerë gjithashtu besojnë se autoritetet ruse qëndrojnë pas helmimit. Kremlini i ka mohuar fuqishëm akuzat. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Dashuria me ChatGPT: Si AI po ndikon në marrëdhëniet romantike

Imagjino të dashurohesh me dikë që nuk harron kurrë ditëlindjen tënde, gjithmonë di çfarë të thotë dhe përshtatet në...

Mbrojtësi i Interit e thotë troç: Yamal është rivali më i vështirë që më kanë parë sytë

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, mendon se Lamine Yamal mund të jetë lojtari më i mirë me të cilin është përballur në karrierë. Ai...

Alarmi për votën e diasporës në Greqi, Rama: Mbushni zarfet me numrin 5 dhe nisini këtej!

Kreu i Partisë Socialiste ka folur në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 Majit sot nga Pogradeci për votën e diasporës. Rama tha se, edhe...

Denoncimi nga PS në Lezhë, reagon Gjin Gjoni: Nuk kërcënuam, mbrojtëm votën

Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga kryesocialisti dhe kandidati...

Deshifrohen shkrimet 3,300-vjeçare të gdhendura në obeliskun egjiptian

Shkrimet e gdhendura në obeliskun egjiptian në Place de la Concorde janë deshifruar nga arkeologët në Paris. Sipas informacioneve, shkrimet një "propagandë" që lavdëron Faraonin Ramses II. Obelisku...

Lajme të tjera

Web TV