Letra e Metës drejtuar KED dhe KLGJ/ VOA: Pse zgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese është e vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta lëshoi kritika të forta ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), për vonesat në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Zoti Meta foli për zvarritje të pashpjegueshme, duke kërkuar përshpejtimin e punës, për të bërë funksionale në një kohë sa më të shkurtër dy institucionet më të larta të sistemit gjyqësor në vend. Megjithatë, plotësimi i Kushtetueses mbetet në pikëpyetje.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykatës Kushtetuse ju shtuan 3 anëtarë, duke e çuar numrin e tyre në 4 nga 9 gjyqtarë që parashikohet të ketë kjo gjykatë. Ndërsa kanë kaluar 10 muaj, ende asgjë nuk ka ndryshuar, dhe praktikisht ky institucion, funksionon vetëm pjesërisht, pa mundur ende të marrë vendime, në mungesë të kuorumit të nevojshëm.

Presidenti Ilir Meta publikoi sot një letër të cilën ja ka drejtuar një ditë më parë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ai shprehet me nota kritika për vonesat në plotësimin e vendeve vakante jo vetëm në Gjykatën Kushtetuese por dhe në atë të Lartë, ku janë vetëm 4 nga 19 gjyqtarë që duhet ta përbëjnë atë.

Presidenti Meta kujton se që prej shtatorit të vitit të shkuar Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka administruar dokumentacionin për dy vakanca të lira, dhe në dhjetor dhe për një tjetër, duke u shprehur se nuk ka patur “asnjë njoftim se çfarë e ka frenuar këtë organ që të përfundonte shqyrtimin e kandidaturave për këto tre vendeve vakante”.

KED-ja është mbledhur sot dhe në rendin e ditës ka rishpalljen e thirrjes për dy vende vakante, pasi kandidatët e paraqitur u rrëzuan dhe nuk plotësonin as kuotën e nevojshme prej 3 kandidaturash për një post vakant.

Ndërkohë po në mbledhjen e sotme pritet vlerësimi i 4 kandidaturave për vakancën e tretë. Për këtë pikë presidenti Meta ka shfaqur shqetësim, pasi sipas tij në total janë 10 kandidatura dhe ato do të duhet të kalonin procesin të gjithë në të njejten kohë, pasi sic shprehet ai në letër “një ndarje e tillë, përveçse do të sjellë implikime të forta ligjore për veprimtarinë e KED-së, krijon dyshime për një proces selektiv të paramenduar dhe vonesë të qëllimshme në këtë proces”.

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura

Por edhe nëse procedurat për këtë vakance mbyllen, sërish Gjykata Kushtetuese do të funksionojë e cunguar, pasi duhen të paktën 6 anëtarë që ajo të mund të mblidhet në seancë për shqyrtim çështjesh.

Nga ana tjetër, plotësimi i dy vakancave të tjera, për të cilat do të rihapet thirrja, mund të rezultojë i pasuksesshëm, duke qenë se ato janë për një mandat që përfundon në prillin e vitit 2022, pra pas 1 viti e gjysëm, e duke përfshirë dhe kohën që duhet për procedurat, vështirë se bëhet tërheqës, pasi dikujt do t’i duhej të konkurronte për një detyrë që zgjat për një kohë shumë të shkurtër.

Ndërsa plotësimi i vendeve me anëtarë nga Gjykata e Lartë duket se do të kërkojë një periudhë të gjatë, pasi vetë gjykata është e mangët në numër anëtarësh.

Në letrën e tij zoti Meta, shprehet se Këshilli i Lartë Gjyqësor, “një organ ky i mbledhur për herë të parë në 20 dhjetor 2018, në shumicën e rasteve paraqet vonesa të pajustifikuara në verifikimin dhe vlerësimin e kandidatëve për anëtarë në Gjykatën e Lartë”. Ende për të paktën 3 vende nuk është shpallur thirrja.

Nesër Këshilli I Lartë Gjyqësor, ka njoftuar për mbledhjen e radhës ku do të vlerësohen 10 kandidatura, për Gjykatën e Lartë.

Vonesat në plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë u ngritën si shqetësim javën e shkuar dhe nga kryetari i parlamentit Gramoz Ruci, ndërsa përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar kanë nxitur në mënyrë të përsëritur përshpejtimin e procesit./VOA/

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV