Studimi/Ja cila është simptoma e re e Covid-19 tek personat e infektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virusi Covid-19 i cilësuar si një virus I cili sjell ndërlikime të mëdha në shëndetin e njëriut deri në vdekjen e tij,  dallohet nga një sërë simptomash që edhe pse të ngjashme me gripin e thjeshtë sezonal e identifikojnë këtë infeksion nga të tjerët.

Një prej këtyre simptomave është edhe humbja e nuhatjes, shqisë e cila humbiste pothuajse plotësisht tek personat e infektuar me koronavirus.

Por së fundmi ekspertët kanë dalluar një tjetër simptomë tek këta persona, e quajtur parosmia ose shtrembërimi I nuhatjes.

Anosmia (humbja totale e nuhatjes) është një gjendje e pazakontë dhe e bezdisshme, parosmia duket se është edhe më shumë. Kjo sepse shtrembërimi i aromës ndodh me erëra të njohura. Aromat e këndshme zëvendësohen me erëra të pakëndshme, siç janë perimet e kalbura ose tymi i cigares.

Parosmia e bën ushqimin të pangrënshëm dhe vështirëson veprimet në jetën tone të përditshme, si larja e enëve apo e dhëmbëve.

Rikuperimi i ndjenjës së nuhatjesi cili tek pacientët me Covid-19 mund të ndodh për 1-2 javë, ndoshta edhe më shumë, është shumë i ngadaltë pasi neuronet e nuhatjes kërkojnë shumë kohë për t’u rigjeneruar.

Çfarë thonë ekspertët për këtë? Disa kanë vërejtur se parosmia, e cila është një simptomë e rikuperimit të aromës, është kalimtare, por te disa njerëz mund të zgjasë me vite. Dr. Claire Hopkins, president i Shoqatës Rinologjike Britanike, tha se është e gabuar të mendosh se humbja ose ndryshimi i nuhatjes që shkakton koronavirusi është jetëshkurtër. Ka shumë mundësi për shërim, por ka shumë njerëz që do të humbin nuhatjen e tyre për një periudhë të gjatë kohore, me pasoja serioze në jetën e tyre. Në fakt, shqisa e nuhatjes luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në kujtesë, gjendje shpirtërore, emocione dhe ata që vuajnë nga mosfunksionimi i saj përshkruajnë një ndjenjë izolimi dhe frustrimi. /Ra.My.Fjala.al/Co

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV