Trajtim me plazma për të prekurit me virus, Manastirliu thirrje për dhurim gjaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shëndetësore të Shqipërisë po e shohin si një mundësi të shtuar trajtimin me plazma për të prekurit me koronavirus.

Për këtë, në Qendrën Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ku nga sot nisi aplikimi i metodës së re për sigurimin e drejtpërdrejtë të plazmës.

Duke e cilësuar këtë një hap përpara drejt sigurimit të terapive alternative për pacientët me COVID19, Manastirliu bëri thirrje për dhurimin vullnetar të gjakut.

“Përgjatë 1 muaji janë 54 dhurues që e kanë kaluar COVID19 dhe që i plotësojnë kriteret por ka nevojë sërish për qytetarët që e kanë kaluar këtë sëmundje, që të bëhen pjesë e rrjetit të solidaritetit, për të ndihmuar ata pacientë që kanë më shumë nevojë”, tha Ministrja Manastirliu.

Aktualisht në dy spitalet COVID janë rreth 20 pacientë që kanë marrë trajtimin me plazmën konvaleshente, sipas protokolleve të përcaktuara nga shërbimet përkatëse.

Ministrja e Shëndetësisë tha se do të vijojë edhe gjatë vitit 2021, sigurimi i aparaturave të tjera dhe seteve përkatëse, për ta shtrirë këtë shërbim, sipas nevojave.

Përdorimi i gjerë i plazmës konvaleshente në shumë vende të BE e SHBA në trajtimin e COVID-19, si edhe avantazhet e dhurimit me aferezë, nxorrën në pah nevojën për të pasur në dispozicion të Qendrës së Gjakut ndarësin qelizor, me qëllim mbledhjen e dedikuar dhe në sasi sa më të mëdha të plazmës konvaleshente nga dhurues (ish pacietë me COVID-19) me një titër të rëndësishëm antitrupash ndaj SARS-CoV2./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/324662778861680/

Të fundit

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM. Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Lajme të tjera

Web TV