6 vjet nga vdekja e spikerit të njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot regjistrohen plot 6 vite nga vdekja e gazetarit të njohur të Televizionit Shqiptar Kiço Fotiadhi. Në këtë ditë kanë qenë të shumtë miqtë dhe të afërmit që e kanë kujtuar atë, mes të cilëve edhe kolegu i tij Dhimitër Gjoka.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Gjoka ka shpërndarë një foto ku shfaqen të dy krah njeri- tjetrit ndërsa e shoqëron me mesazh emocionues.

“Sot janë 6 vjet të ndarjes nga jeta të kolegut dhe spikerit të madhe të Radioteleviziv Kico Fotiadhi. I paharruar kujtimi i tij”, shkruan Dhimitër Gjoka.

Gazetari Kiço Fotiadhi u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare. Ai ka dhënë emisionin e parë të lajmeve në historinë e sapo nisur të Televizionit Shqiptar, më 13 mars të vitit 1963.

Kiço Fotiadhi është dekoruar nga ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë me motivacionin: “Protagonist i shquar i ekranit televiziv, promovues i eventeve me rëndësi kombëtare, gazetar i njohur novator”.

Për 30 vjet me radhë, zëri dhe portreti i tij ka shoqëruar çdo mbrëmje shqiptarët nga ekrani i vetëm shqiptar. Kiço Fotiadhi është figura e parë e historisë së Televizionit në vendin tonë. Asokohe ishte vetëm 23 vjeç dhe studionte për aktrim, por thirrja për t’iu përkushtuar televizionit e ndau përfundimisht nga rruga e artit.

Kiço Fotiadhi do të jepte lajmet në një studio, kur vetë nuk kishte parë ende me sytë e tij një aparat televizori. Në atë kohë në gjithë Tiranën nuk kishte më shumë se 20-30 familje që kishin televizorë.

E megjithatë, gjatë 30 viteve të karrierës së tij gazetareske, ai arriti të hynte në çdo familje shqiptare duke lënë si gjurmë të paharrueshme, zërin dhe portretin e tij./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV