Tjetërsoi pronat, dënohet më 4 vite burg ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj

Është dënuar me 4 vite burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Frrokaj u dënua për “Shpërdorim detyre”.

Frrokaj u arrestua në vitin 2018 teksa më pas u la në arrest shtëpie.Frrokaj fitoi zgjedhjet lokale në 2015 në Lezhë pasi mposhti Viktor Tushen e LSI.

Gjyjata e Lezhës ka dhënë vendimin dhe për zyrtarët e tjerë të akuzar.

Ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala është dënuar me 2 vite burg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite burg, nën kryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Ardenis Haxhinë.

Ndërkohë, është shpallur i pafajshëm Renato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë./Jo.Be/Fjala.al