Përmbytje dhe fenomene të çuditshme në SHBA/ Uragani Sally shkakton situatë katastrofike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesa juglindore e SHBA-së është përfshirë nga moti i keq si pasojë e uraganit ‘Sally’. Shirat e shumtë kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë vendin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se së fundmi një person në Alabama, ka humbur jetën dhe një tjetër është zhdukur në Pensilvani.

Po ashtu mediat kanë raportuar se Uragani Sally ka shkatërruar rrugët dhe ka ndërprerë energjinë elektrike si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhi të mëdha në 24 orët e fundit. Ndërkohë priten që priten që në vend të vazhdojnë reshjet.

Ndër të tjera Pensakola në Florida, si pasojë e reshjeve të shiut ka regjistruar vërshime prej 1.5 metrave, derisa qasja në qytet u është pamundësuar rreth 50,000 personave, për shkak të rrugëve dhe urave të dëmtuara.

Në qarkun Eskambia, që përfshin Pensakolan, të paktën 377 persona janë shpëtuar nga zonat e vërshuara, ka thënë sherifi, David Morgan. Sally ka zbarkuar në brigjet amerikane më 16 shtator si uragan i kategorisë së dytë, me erëra deri në 170 kilometra në orë.

Bashkë me dëmet e shkaktuara nga cikloni në shumë zona, janë shfaqur disa fenomene të çuditshme. Një banore e zonës të Alabamës ka kapur në kamer një aligator (krokodil gjiganjt) mbi 3.5 metra i gjatë i cilipo lëvizte lirshëm në zonë. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Pse Ilir Meta nxori në skenë djalin? E zbulon Erisa Xhixho

Deputetja Erisa Xhixho, njëkohësisht nënkryetare e PL-së, tha se fushatën e Partisë së Lirisë, pavarësisht se është i izoluar,...

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një sistem monitorimi të cilën ekspertët e IT e konsiderojnë mjaft...

Zbulohet çarje masive nën Tokë, shkencëtarët: Nis nga Turqia, mund të sjellë tërmete

Shkencëtarët kanë zbuluar me saktësi një çarje gjigante nën Tokë, që po zhvillohet mes pllakës arabo-afrikane dhe asaj euroaziatike. Nën drejtimin e gjeologut Renas...

“Nuk pranoi t’i paguaja drekën”/ Samir Mane tregon takimin me përfaqësuesin e Forbes

Biznesmeni Samir Mane është renditur në listën e revistës prestigjioze Forbes si një nga miliarderët e botës, i pari në Shqipëri dhe në Ballkanin...

Zgjedhjet e 11 majit/ Partia Socialiste hap fushatën më 12 prill në sheshin “Skënderbej”

Partia Socialiste do të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, më 12 prill në sheshin “Skënderbej”. Sipas informacioneve, data është zgjedhur për...

Lajme të tjera

Web TV