Pipero, pesimist: Nuk pres mrekulli as nga kurimi me plazmë, as nga vaksina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Pëllumb Pipero nuk pret ndonjë mrekulli nga përdorimi i plazmës së gjakut dhe as nga vaksina, në betejën me Covid-19.

Sipas tij në luftën kundër Covid-19, të vetmet “armë” që do kemi në dorë janë maska, distanca dhe higjiena personale.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Arena”, Pipero u pyet lidhur me trajtimin me plazmë. Por ai tha se nuk dihet nëse ky lloj trajtimi do të jetë efektiv dhe madje as vaksina sipas tij nuk do bëjë ndonjë mrekulli.

“Historia e Covid-19 ka dëshmuar se sa herë jemi nxituar sa herë për të marrë vendime politike, jo vetëm këtu por në rang global, kemi gabuar. Ne nxituam për hidroksilklorokinën, për antiviralët, bëmë të njëjtën gjë me plazmën hiperimune dhe po bëjmë të njëjtën gjë me vaksinën.

Janë marrë vendime në emergjencë e sipër dhe shkencërisht të padokumentuara deri në fund. Edhe sa i takon plazmës hiperimune, edhe tek ne është përdorur që në fillim. Më kanë pyetur edhe herë tjetër dhe nga plazma hiperimune nuk pres ndonjë çudi për shumë arsye.

Në fillim pati optimizëm, por me kalimin e kohës është vërtetuar se aty-aty shkon përfitimi. Kësisoj unë them që edhe plazma hiperimune mbetet në të njëjtat pritshmëri. Jo se nuk është e dobishme, jo se nuk ndihmon por nuk bën ndonjë mrekulli.

Unë mendoj se ne do të kemi një vaksinë para fundit të vitit ose në fillim të vitit që vjen. Por nuk është problemi të kemi një vaksinë, problemi është që para se të jetë efektive, sa e sigurt është vaksina.

Në këtë kënvështrim, ne mbetemi ende në kuadrin e një trajtimi gjithëpërfshirës por gjithsesi ende mbështetës, pra jo anti Covid-19. Nuk pres mrekulli të madhe nga plazma, as nga vaksina.

Lexo edhe :  Katër fëmijët ishin në banesë, zbardhen detajet e rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi

Për të provuar sigurinë e një vaksine, së paku pas prodhimit duhen 6 muaj prova klinike. Ndaj në këtë histori e para është maska, së dyti distanca dhe së treti higjiena personale. Pra kujdesi personal është i pari dhe mjekimi mbështetës është i dyti”, u shpreh Pipero. Ru. DO/ Fjala.al

 

 

 

Të fundit

GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimmarrjen e 13 gushtit, përmes të cilit i rrëzoi kërkesën për lirim nga burgu...

Hekuran Murati nuk bind partitë, dështon në votim

Hekuran Murati ishte kandidati i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Seanca e së premtes u...

“Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!” Vuçiç telefonon mikun Maduro

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Venezuela, Nikolas Maduro. Kjo vjen në një kohë kur...

Vajza shpërthen në lot në vendin ku u vra nëna: Babai ishte xheloz

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, është vrarë nga bashkëshorti i saj në zonën e Volosit në Greqi. Ajo është qëlluar...

“Në Shqipëri ka qenë me kartelë”, flet daja i autorit të krimit tronditës në Greqi

Daja i autorit të krimit të rëndë në Volos të Greqisë, i bën thirrje nipit të tij Pandeli Nakoleci që të dorëzohet në polici. Ai...

Lajme të tjera

Web TV